Receta gatimi

Sheqerpare




Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazhdimisht dhe në fund hidhet mielli i përzier me sodë.

Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet sherbet i aromatizuar me vanile. Duhet pasur kujdes që sherbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen...

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazhdimisht dhe në fund hidhet mielli i përzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë.

Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet sherbet i aromatizuar me vanile. Duhet pasur kujdes që sherbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen

 

Patate te furres me domate


 
 

Permban: 1 kg patate,2-3 kokrra qepe,3-4 kokrra domate,1-2 filxhan kafeje yndyre,1-2 filxhane kafeje kripe,1-2 filxhane kafeje piper dhe 2-3 flete dafine.

Pergatitja: Patatet me madhesi mesatare qerohen ,shpelahen,priten ne forme rrethi ose thele portokalli,sperkaten me kripe dhe shtrohen ne tave.Persiper i hidhen qepe te grira holle ne forme gjysemrrethi dhe domate te prera ne feta te rrumbullaketa.Ne mes te patateve ,ne disa vende futen flete dafine,hidhet yndyre,piper i zi.Tava futet ne furre per 30 min dhe me pas eshte gati per ta shijuar. Shenim:Patatet sipas deshires para se te shtrohen ne tave,mund te skuqen pak dhe me pas te pergatitet salca me qepe,domate dhe ereza.

 

 

 

Biskota caji

 
 

Permban:4 gota uji miell,1 filxhan caji sheqer,1 filxhan caji gjalpe,2 kokrra veze,gjysem luge kafeje sode,1 filxhan kafeje kos ose uje,2 luge gjelle arra te grira.

Pergatitja:Ne nje tas rrihen vezet me sheqer e gjalpe,pasi krijohet mase e njellojte,shtohet pak kos ose uje dhe hidhet miell i situr dhe i perzier me pak sode.Zihet brumi dhe hapet ne pete me trashesi 4-5 mm,pritet ne forma te ndryshme,ose ne mungese te formes pritet me gote.Biskotat vendosen ne nje tave te lyer me yndyre ne largesi nga njera-tjetra,lyhen me te verdhat e vezeve dhe dhe siper hidhen arra te grira holle. Piqini per 8-10 min dhe ato do te jene gati per t’u servirur.

 

Embelsire me miell misri



 

Marim 500 gr miell misri e perziejm me nje got qumesht ku me perpara ne qumesht kemi hedhur 2 lug kafeje sod po jo te mbushura shum luget normale. Marim 1 kg kos dhe aty hedhim 2 gota sheqer e perziejm dhe masen e hedhim ne qumshi me mielll misri dhe po ne kete mas shtojm nje lekur portokalli qe e kemi grir ne rende dhe pak lekur limoni.I perziejm dhe i hedhim ne nje tav me gjalp te lyer e pjekim ne 180 grade sa te zere cip te kuqe dhe pergatisim sherbetin 2 gota uje 250 gr sheqer dhe ja hedhim te nxehte dhe embelsira gjithashtu te jete e nxehte.

 

Makarona ne furre

 
 

350gr makarona
3 karota
1\2 qep
pak borzilok
200gr mozzarella
1 te kuq veze
1\2 liter qumesht
30gr miell
1 dado ose brodo
therrime buke
60gr gjalpe
kripe piper

1)ne nje tenxhere te vogel shkrijme gjalpin,shtojme miellin,pak kripe dhe piper pastaj hedhim qumeshtin pak e nga pak duke e perzier vazhdimisht deri sa te trashet beshamela.e leme pak te ftohet dhe i hedhim te kuqen e vezes dhe perziejm mire.
2)pastrojme qepen ,karrotat dhe i presim imet.
3)ne nje tigan skuqim qepen dhe kerotat me gjalpin e mbetur hedhim pak kripe dhe piper te zi,shtojme 1 kub brodo dhe e lejme te skuqet me zjarr te ngadalte per 30 minuta deri sa te ulet volumi
4)ziejm makaronat dhe i kullojme
5)perziejme makaronat me salcen e pergatitur dhe hedhim borzilok te prere shum holle,bashkojm mozzarelen e prere ne kubike i perziejme mire te gjitha dhe e hedhim ne 1 tepsi me pak yndyre dhe therrime buke qe te mos ngjisin makaronat, ne siperfaqe i shtrojme beshamelen dhe e fusim ne furre qe me pare e kemi nxere ne 220° per 15 minuta. serviret e nxehte….ju befte mire