Horoskopi

 

 

Horoskopi Ditor
Dashi
Dashi 21/3 - 20/4
Hëna e plotë tek Luani shton karikimin tuaj. Tani nuk do të ndaleni që në fillim të një projekti, por do të doni ta coni atë përpara. Ndër të tjera keni nevojë për zbavitje dhe për tu marrë me një sport, por gjithmonë pa e eksagjeruar. Nuk mund ta mohoni jeni të dashuruar dhe është shumë e vështirë ta fshini.
Demi
Demi 21/4 - 20/5
Hëna në kuadrat nuk ju bën ti shihni gjërat si janë. Ndoshta duhet të përpiqeni të jeni pak më shumë tolerantë dhe të pranoni edhe zërat ndryshe nga i juaji. Nuk ju shërben aspak ajo qe ju siguron partneri dhe nuk doni të dëgjoni arsyet e tij. Bëni kujdes sepse xhelozia juaj po transformon realitetin tuaj.
Binjaket
Binjakët 21/5 - 21/6
Falë edhe favorit të Hënës po mblidhni atë që keni mbjellë në të kaluarën. Prisni momente të qeta, gjithmonë që mos të jeni ju vetë, që të futeni në ndonjë problem serioz. Me Hënën transit tek Luani, bëni mirë të mos lodhni shumë zemrën.
Gaforrja
Gaforrja 22/6 - 22/7
Pas disa ditësh jo shumë rilaksuese, tani keni mënyrën për tu qetësuar falë edhe fund-javës, që është në prag. Nëse doni të prisni flokët, por dëshironi një rritje më të shpejtë bëjeni në këto ditë në të cilën Hëna është transit me Luanin.
Luani
Luani 27/7 - 23/8
Impulsivetiti juaj, shtohet nga Hëna me Marsin. Keni energji të mëdha, por nëse nuk dini ti përdorni me inteligjencë mund ti harxhoni kot. Për faj të nervozizmit dhe Hënës se plotë mund të mos arrini të mbyllni sytë.
Virgjeresha
Virgjëresha 24/8 - 22/9
Nëse do të mundni do të ishte mirë të paktën për sot të hiqnit dorë nga impenjimet stresuese . Kur do filloni të njihni mirë të tjerët mund të zhgënjeheni nga ndonjë difekt i vogël, që mund të zbuloni, por kujtoni që as ju nuk jeni perfekt.
Peshorja
Peshorja 23/9 - 22/10
Me favorin e Hënës do të ndjeheni të karikuar me optimizëm dhe do të gjeni atë ekuilibër në jetën tuaj të cilin e kishit humbur. Me Hënën e plotë romantizmi ngjitet në maksimim , por edhe nervozizmi. Pak relaks do ju bëj vecse mirë. Të gjitha kanë nevojë për qetësi dhe paqe.
Akrepi
Akrepi 23/10 - 22/11
Ndoshta duhet të ndaloni pak për të reflektuar dhe të mos vazhdoni të shkoni pa patur një drejtim të caktuar. Për shkak të Hënës tek Luani keqkuptimet e së përditshmes bëhen një rëndesë e madhe për ju. Sakrificat e vogla për të përmirësuar shëndetin tuaj.
Shigjetari
Shigjetari 23/11 - 21/12
Hëna tek Luani ju bën, që të ju vijë një dëshirë impulsive për tu larguar nga monotonia. Qetësohuni, nëse do të jeni me fat dhe nëse portofoli juaj jua lejon mos i thoni jo një ekskursioni jashtë qytetit.
Bricjapi
Bricjapi 22/12 - 20/1
Logjika dhe racionaliteti janë gjithmonë arma juaj. Mbi ndershmërinë tuaj nuk diskutohet asnjë here, por as për mënyrën e të cuarit përpara të cështjeve tuaja. Prandaj përgëzime. Disa zakone të dëmshme do të eleminohen, pa u menduar shumë.
Ujori
Ujori 21/1 - 20/2
Kërkesa për harmoni si të brendshme dhe të jashtme, nuk ështe e lehtë. Për shkak të Hënës në opozitë me Venusin, keni një nevojë të madhe për dashuri, por në të njëtën kohë nuk jeni gati për ti kuptuar gjërat. Hëna e plotë sjell nervozizëm për ju.
Peshqit
Peshqit 21/2 - 20/3
Jo gjithmonë qëllimet, që i keni vetes janë lehtësisht të arritshme. Nëse për disa gjëra duhet të prisni muajin tjetër, bëni durim. Për sot shijoni pak rilaksin, pa menduar shumë për cështjet e pazgjidhura. Ndryshoni pamjen tuaj me një prerje flokësh të re.