Kuriozitete

 

Maqedoni, prodhohet roboti i parë
 
STRUGË- Fabrika për prodhimin e kaldajave me energji alternative, si dhe me bio-masa, “Retifica”, nga Koroshishta e Strugës, inaguroi sot vënien në funksion prodhues të robotit të tipit “Erregi 2”, i vlefshëm për 100 mijë euro, që do të shërbejë për saldiminn e pjesëve të kaldajave që prodhohen në këtë fabrikë.

Drejtori i këtij kapaciteti prodhues, Rexhep Kaliqi, lidhur me këtë risi në prodhim mes tjerash theksoi: “ Ky robot, që do të funksionojë për efektivitetin më të madh të prodhimeve nga asortimani jonë. Prodhimet tona gjejnë vend në tregun e jashtëm në një shkallë mbi 90%. Tani për tani jemi të pranishëm në tregun e 7 shteteve evropiane, ku kërkesat dita ditës shtohen. Aktualisht, në procesin e prodhimit në fabrikën tonë, punojnë 20 punëtor të specializuar, prej të cilëve 5 janë inxhinjer të profileve të ndryshme për nevojat prodhuese”- deklaroi Rexhep Kaliqi.

Të 20 të punësuarit në këtë fabrikë, plasojnë prodhime finale në tregun evropian në një vlerë prej mbi 2 milion euro. Me lëshimin në përdorim të linjës së re të saldimit- aktivizimi i robotit, i cili do të zmadhojë efikasitetin dhe efektivitetin e punës, synojnë të depërtojnë në të gjitha tregjet dhe vendet europiane me kaldaja me energji alternative- bio-masë.

Kaldajat me energji alternative, prodhohen me kapacitet prej 20 KË e deri ne kapacitet prej 2 Megavat, të përshtatshme për objekte familjare, objekte shoqërore, spitale, konvikte, etj etj, kapacitetet që tashmë janë të instaluara në shumë vende te Europës dhe kanë treguar rezultate lakmuese. Kjo ka shtyre Rexhep Kaliqin që të rrisë sa më shumë që është e mundur kapacitetin dhe ambijentet e prodhimit, që kryesisht janë të automatizuara.

Muri kinez nga çokollata

Një ekip i pastiçierëve kinezë ka gatuar një kopje të Murit kinez nga çokollata. Ky veprim i pazakonshëm, por i shijshëm, ka kënaqur shumë adhurues të ëmbëlsirave.

Pastiçierët kanë shfrytëzuar edhe çokollatën e bardhë për të ndërtuar këtë mur të ëmbël, mirëpo vetëm si ngjitës – që të mos u prishet kryevepra e tyre prej çokollatës së zezë.

Kopja e Murit kinez, e gjatë 10 metra, është bërë një prej atraksioneve kryesore turistike në ekspozitën e çokollatave që është mbajtur në fillim të këtij muaji.

Në këtë ekspozitë janë shfaqur mbi 560 kopje të objekteve, të punuar nga çokollata.

Ndërkaq, i gjithë manifestimi organizohet për të tërhequr sa më shumë konsumatorë të çokollatës në Kinë.

Tenton të ikë nëpërmjet xhamit të pathyeshëm

Një i burgosur amerikan, i cili ishte përpjekur të fitonte lirinë duke kërcyer nga dritarja e katit të dytë të një gjykate amerikane – ka dështuar në përpjekjen e tij. Ai nuk kishte ditur se xhamat e gjykatë ishin të pathyeshëm.

19-vjeçari Travis Copeland ishte dënuar me burg, por ai nuk ishte pajtuar me këtë vendim, dhe kështu ishte përpjekur të “fitonte” lirinë duke ikur nga gjyqi.

Dhe derisa shoqërohej nga policët në korridorin e gjykatës, Copeland u ishte shmangur atyre dhe kishte filluar të vraponte nëpër korridor – por kur kishte kuptuar se nuk mund t’u ikte policëve që ishin kudo në gjykatë – ai ishte përpjekur që duke thyer xhamin e dritares të arrinte lirinë.

Megjithatë, e vetmja gjë që kishte arritur ishte një përplasje me xhamin e pathyeshëm – dhe mundin që policët t’ia vinin prangat sërish dhe ta dërgonin në burg.

110 lopë për martesë

Që të mund të martohet, Adier Dang (24-vjeçar) duhet të ketë një mori gjedhesh, respektivisht 110 lopë, aq sa i ka kërkuar familja e nuses së tij të ardhshme.

Nëse deri më 15 shkurt ai nuk arrin që këtë numër të lopëve t’ia dhurojë familjes së të dashurës së tij në Sudan, atëherë ajo do të martohet me një person tjetër.

Adier është vetëm njëri nga shumë të rinjtë që kanë ikur nga Sudani, gjatë luftës atje, dhe 9 vjet ka jetuar në një kamp refugjatësh në Keni.

Më vonë ai kishte arritur të depërtonte në SHBA-të, ku ka magjistruar në një fakultet, ndërsa sot jeton në Kansas, dhe u ndihmon fëmijëve të Sudanit.

Para 5 vjetësh ai është njoftuar me Monican, dhe është dashuruar. Familja e tij i ka blerë 50 lopë – miqtë e tij 6 sosh, mirëpo i duhen edhe 54 lopë të tjera.

Për ta kurorëzuar dashurinë e tij, dhe për ta realizuar ëndrrën që të dashurën e tij ta sjellë në SHBA, një mike e tij ka hapur një profil në Facebook, ku u kërkon njerëzve që ta ndihmojnë Adierin

Dënohet për shkak të seksit me lis

Një mashkulli i cili kishte tentuar të bënte seks me një lis në Central Park të Airdrie në Britani, i është ndaluar vajtja në këtë park.

21-vjeçari William Shaw nuk guxon më të vizitojë Central Park-un, pas vendimit të gjyqit, ku specifikohet se ai kishte tentuar të bënte seks me një lis të këtij parku.

Shaw është parë në park, duke i zhveshur pantallonat dhe brekët e tij, dhe duke simuluar marrëdhënien seksuale me një lis.

Shaw në gjyq kishte thënë se nuk është fajtor, mirëpo nuk i kishin besuar. Ai është dënuar me kusht dhe me ndalim të përhershëm të vizitës në këtë park.

Fejohet me lap-top

Një femër 24-vjeçare nga Britania e Madhe, që 11 muaj është fejuar për lap-topin e saj. Femra me emrin Hermione është fejuar me lap-topin e saj të quajtur Alex.

Lap-topi, prodhim i kompanisë Apple – ndoshta nuk duket shumë mashkullor, mirëpo Hermione ka thënë se ai ka pushtuar zemrën asaj, pasi kanë kaluar shumë net se bashku duke surfruar nëpër internet.

Kjo femër tashmë është duke luftuar për të drejtën e saj për t’u martuar me Alex-in, ngase sipas saj, kjo martesë nuk dallon nga lejet që jepen për martesat e gjinisë së njëjtë.

E ëma e saj, fillimisht nuk ishte pajtuar me këtë ide, mirëpo më vonë i ka dëshiruar çdo të mirë të bijës së saj.

Hermione ka thënë se kjo martesë do të bëhet nga dashuria, dhe jo nga interesi. Ndërsa, ajo ka programuar Alexin në atë mënyrë, që kur të shtyp një buton të tastierës, të thotë: “Të dua, Hermione”.

Vitale në moshën 108-vjeçare

Deri në moshën 107-vjeçare kishte jetuar vetëm, ndërsa deri në moshën 103-vjeçare çdo ditë kishte shëtitur të paktën 4 km. Sot është 108-vjeçe dhe është në gjendje të prekë dyshemenë me gishtërinjtë e dorës.

Bëhet fjalë për Catherine Reed, e cila po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj të 108, dhe duket të jetë në kondicion të jashtëzakonshëm.

E bija e saj beson se dashuria e së ëmës për shëtitje, besimi i saj në Zot dhe gjenet e mira, janë arsye e jetëgjatësisë dhe vitalitetit të saj.

Reed ka lindur tre fëmijë, që të tre me një diferencë 10-vjeçare, ndërsa sot është një prej banorëve më të vjetër në SHBA.

Fëmijët e saj janë të moshës 89, 79,, dhe 68-vjeçare. Mirëpo bashkëshorti i saj, me të cilin kishte jetuar për 60 vjet, kishte vdekur 30 vjet më parë.

Air France, çmim të dyfishtë për pasagjerët e trashë

Personat e plotë, për të cilët nuk mjafton një ulëse në aeroplan, tash e tutje do të paguajnë gati çmimin e dyfishtë të biletave, nëse dëshirojnë të udhëtojnë me kompaninë Air France.

Pasagjerët e trashë do të paguajnë edhe 75% shtesë të çmimit të biletës, dhe kjo për shkak të sigurisë së tyre, ka bërë të ditur kjo kompani.

“Ne duhet të sigurojmë kushte edhe për njerëzit e trashë dhe të mëdhenj, që të mund të lëvizin lirshëm dhe, që të gjithë udhëtarët të mund t’i shfrytëzojnë rripat e sigurisë”, kanë thënë në Air France.

Një ulëse e zakonshme e aeroplanit është e gjerë 43 cm, ndërsa për fluturimet e gjata 44 cm. Njerëzit e trashë, të cilëve nuk u mjafton një ulëse, e lidhin rripin e sigurisë në ulësen tjetër – duke zënë kështu dy ulëse në bordin e aeroplanit.

Duke paguar biletën për dy ulëse, këtyre pasagjerëve do t’ju mundësohet t’i kenë dy ulëse ngjitur në dispozicion – dhe kështu të ndihen më komod. Paratë do t’u kthehen këtyre pasagjerëve, në rast se në bordin e aeroplanit ka mungesë të pasagjerëve.

Kjo masë e Air France do të fillojë të zbatohet që nga 1 shkurti, respektivisht 1 prilli i këtij viti.

Shndërron Mercedesin në Rolls Roys

Ruslan Mukanov, 24-vjeçar nga Kazakistani ka arritur që një Mercedes të vjetër ta shndërrojë në Rolls Royce Phantom. Ai ka “përpunuar” Mercedesin 124 të vitit 1986 në Phantom.

Në vend të shenjës identifikuese të Rolls Roysit, Ruslan planifikon të vendosë shqiponjën nga flamuri i Kazakistanit.

Ai ka arritur t’i mahniste fqinjët e tij me këtë veprim – ndërsa ka filluar të pranojë edhe oferta për ta shitur atë, ku më e larta deri më tash është ajo prej 20.000 dollarësh.

Ruslan ka dashur të bëjë edhe një modifikim tjetër, mirëpo policia ia ka tërhequr vërejtjen se me këtë veprim do të shkelte ligjin, pasi që nuk posedon leje nga kompania Mercedes.

Me joga kundër burgut

Drejtoria e burgut në Gwalior, në shtetin Madhya Pradesh të Indisë, ka organizuar trajnime tremujore të jogës – ndërsa të burgosurit që me sukses e kryen këtë kurs, fitojnë 36 ditë shkurtim të vuajtjes së dënimit.

Ushtrimet dhe meditimet tashmë janë pjesë e projektit të ri indian për zvogëlimin e stresit dhe agresivitetit në burgje.

Krahas zvogëlimit të dënimit dhe përmirësimit të gjendjes shpirtërore, të burgosurit – pas këtij trajnimi – do të jenë në gjendje më të mirë fizike – pasi që juga vë në lëvizje edhe muskujt dhe ndihmon në koncentrim.

Thyen shtëpinë për t’u pastruar dhe përgatitur darkën

Një hajn i pazakonshëm ka kryer një vepër të pazakonshme të hajnisë. Në vend të një plaçkitjeje të shpejtë të gjësendeve me vlerë - siç e do rendi në situata të tilla - ky hajn në shtëpinë e thyer është pastruar, qethur, ka përgatitur darkë dhe është ulur para televizorit, por “fatkeqësisht” pronari i shtëpisë ishte kthyer para kohe.

Personi në fjalë është nga Pennsylvania – ndërsa në procesin gjyqësor është thënë se ai kishte depërtuar me dhunë brenda një shtëpie, ku është pastruar, qethur, pastaj kishte pjekur një pulë për darkë, si dhe ishte ulur të shikonte televizion, para se të kapej nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në Easton – ndërsa personi në fjalë është dënuar me kusht dhe me një shumë prej 15.000 dollarësh.

Këpucë nga çokollata

Frances Cooley, 47-vjeçare, është pronare e kompanisë për prodhimin e ëmbëlsirave në Bristol të Britanisë së Madhe. Së fundi ajo ka zgjeruar asortimentin e produkteve të saj, duke prodhuar koleksione të tëra të këpucëve çokollatë.

Përkundër faktit se këto këpucë të shijshme femërore kushtojnë rreth 34 dollarë, kërkesa për to është shumë e madhe. “Njerëzit janë të kënaqur me këtë produkt, ngase mendojnë se është dhuratë e përkryer për gratë – pra këpucët dhe çokollata në një vend. Kam vërejtur se krahas kësaj çokollate në formë të këpucëve femërore, njerëzit blejnë edhe shampanjë, ndërsa ndodhë që shampanjën ta pinë mu nga këto këpucë”, ka thënë Fraces.

Cooley kishte themeluar kompaninë e saj 10 vjet më parë, mu atëherë kur kishte vendosur të hiqte dorë nga karriera e saj prej dizajneres të grafikës. Tash nga kompania e saj ajo furnizon 25 markete të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe dyqanin luksoz Liberty nga Londra, i cili edhe e bëri të famshme.

Jeta mes 200 qenve

Para 10 vjetësh, Zeng Yuquing nga Singapori kishte vendosur ta ndryshonte stilin e jetës. Ajo i kishte thënë lamtumirë të dashurit të saj për shkak të 10 qenve që kishte. Sot, ajo ka 200 të tillë, dhe nuk pendohet për vendimin që kishte marrë.

Zeng jeton në një shtëpi në Kempas Anggerik, bashkë me qentë e saj, ndërsa thotë të jetë e lumtur në jetë.

Shumëkush e kishte kritikuar për veprimin që e kishte ndërmarrë 10 vjet më parë, kur ishte ndarë nga i dashuri i saj për shkak të qenve – pasi ai i kishte vendosur kushtin të zgjidhte mes tij dhe qenve.

Zeng thotë se brenda muajit shpenzon rreth 1.200 dollarë për manarët e saj, para të cilat i fiton nga kursimet bankare mbi një shumë të deponuar në bankë, pasi e kishte shitur banesën e saj në Singapor, pesë vjet më parë.

Djaloshi kërcen mbi autobusin në lëvizje

Një djalosh i ri, është xhiruar në Kent të Britanisë së Madhe duke kërcyer mbi një autobus në lëvizje, dhe më pas edhe duke kërcyer prej autobusit në rrugë.

Ky xhirim 16 sekondash – i titulluar “Bus Jump”, ka tërhequr një numër të madh të vizitorëve në YouTube, ku është vendosur ky xhirim, mirëpo shumëkush nuk ka mendim të mirë për veprimin që kishte bërë ky djalosh.

“Kjo është shumë e rrezikshme. Ky djalosh ka mundur të vdiste”, ka thënë Debbie Riley, nënë e dy fëmijëve, e cila jeton në afërsi të stacionit të autobusëve, ku ky djalosh kishte bërë këtë veprim të rrezikshëm.

Inspektori i policisë, David Pascoe ka deklaruar se, këto veprime janë shumë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme, dhe u ka bërë thirrje të rinjve të mos provojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Hedh topin e futbollit 49.78 metra

Danny Brooks (28-vjeçar), profesor i edukatës fizike nga Anglia, ditë më parë ka thyer rekordin botëror të hedhjes së topit të futbollit me duar – duke e hedhur atë 49.78 metra.

Kushti për vendosjen e rekordit ishte zbatimi i rregullave strikte në këtë disiplinë, respektivisht që topi të hidhet me të dy duar, derisa këmbët qëndrojnë në tokë.

Brooks, ish-atlet që momentalisht punon si profesor në shkollën sportive në Brooksbank, në Yorkshiere, ka përdorur teknikën tashmë të njohur në botën e futbollit, për ta arritur synimin e tij – të cilën mund ta shihni në këtë video.

 

 

Restoranti Me sexy ne Bot

Restoranti Me sexy ne Bot

Në barin e restorantit V-Sushi të një hoteli në Vincent të Southportit mysafirët kanë ngrënë peshk nga trupi i manekines Becky Wu, e cila ka shërbyer në vend të pjatës për delikatesat japoneze në hapjen e këtij vendi ekskluziv.

Ky hotel në Southport është hapur në fillim të vitit derisa pronari i tij ka vendosur të hapë edhe një restorant për të tërhequr klientët nga Azia.


''Ushqimi ka qenë i shijshëm dhe asnjëherë më parë nuk kam parë tavolinë të përgatitur më mirë. E sidomos kur vajza është ngritur dhe zhveshur para të gjithëve...'', ka treguar përjetimet e veta një nga të ftuarit e rastit.

 

Google

Projekti i Google i emëruar “10^100" është në kërkim të idesë e cila do t’i ndihmojë njerëzimit dhe atë do ta shpërblejë me 10 milionë dollarë.

Të drejtë për pjesëmarrje në garë kanë të gjithë ata persona të cilët dërgojnë idenë e tyre deri më 20 tetor të këtij viti në formatin tekstual apo video. Me rastin e kremtimit të ditëlindjes së dhjetë Google, gjoja, bota do të bëhet më e mirë se që ishte dje.

Pas qindra ideve të përzgjedhura nga ana e Google vlerësimi i mëtutjeshëm do tu takojë përdoruesve të internetit të cilët do të zgjedhin 25 gjysmë-finalistë. Përfundimisht, pesë idetë fituese do t’i përzgjedh juria e ekspertëve e cila secilit fitues do t’i dhurojë nga dy milionë dollarë amerikanë.

Sa për rikujtim, votimi online fillon më 27 janar të vitit 2009. Google ka ofruar udhëzimet bazë për idenë dhe ka lehtësuar atë me ofertën në katër kategori fillestare.

Idetë të cilat do të mund të ndihmonin numrin më të madh të njerëzve mund të kanë lidhje me komunitetin, mundësitë për sukses, energji, mjedis, shëndetësi, arsim, vendbanime dhe kategoria "të tjera".

 

 

Internet Miljoner

A e dini që interneti është mjeti më i mirë për të fituar para? Nuk duhet të jeni specialist kompjuteri, e as të keni diplomë shkencash kompjuterike. Përderisa keni vetëm një kompjuter ne shtëpinë tuaj të kyçur në internet dhe një ide brilante, ju mund të jeni milioneri i ardhshëm i internetit.

 

 

 

 

 

 Kjo është lista e milionerëve të rinj të internetit me moshë ndër 30 vjet.

Mark Zuckerberg [ Facebook ] 23 vjeçar | $700M
Andrew Gower [ Runescape ] 28 vjeçar | $650M
Blake Ross and David Hyatt [ Mozilla ] 22 vjeçar | $120M
Chad Hurley [ Youtube ] 30 vjeçar | $85M
Angelo Sotira [ Deviant ART ] 26 vjeçar | $75M
John Vechey [ PopCap Games ] 28 vjeçar | $60M
Alexander Levin [ WordPress ] 23 vjeçar | $57M
Jake Nickell [ Threadless ] 28 vjeçar | $50M
Sean Belnick [ Biz Chair ] 20 vjeçar | $42M
Kevin Rose [ Digg ] 30 vjeçar | $31M
Ryan Block [ Engadget ] 25 vjeçar | $20M
Aodhan Cullen [ Stat Counter ] 24 vjeçar | $18M
Tom Fulp [ Newgrounds ] 29 vjeçar | $15M
Rishi Kacker and Matt Pauker [ Voltage ] 24 vjeçar | $12M
Markus Frind [ Plenty of Fish ] 29 vjeçar | $10M
Catherine and David Cook [ My Year Book ] 17 & 19 vjeçar | $10M
Fredrik Neij [ The Pirate Bay ] 28 vjeçar | $10M
David Hauser & Siamak Taghaddos [ GotvMail ] 24 vjeçar | $8M
Jermaine Griggs [ Hear and Play ] 23 vjeçar | $5M
Jay Westerdal [ Domain Tools ] 29 vjeçar | $5M

 

facebook

Rifreskimi i te dhenave ne profilin e tij ne Facebook ka shpetuar nje 19 vjecar nga New York, i akuzuar fillimisht per grabitje.
Alibia e te riut Rodney Bradford ka rezultuar nje prove shume e rendesishme, pasi ne te njejten kohe qe ai po ndryshonte te dhenat ne Facebook, krimi ndodhi ne nje pjese tjeter te qytetit. Keshtu, policia nuk ka mundur ta akuzoje, duke e nxjerre nga burgu dy jave pas arrestimit.

Historia daton ne 17 tetor ne oren 11:49 kur Bradford hyri ne internet nga shtepia e te atit ne Harlem, ndersa nje minute me vone dhe 12 milje me larg ne Brooklyn u krye nje vjedhje. Bradford, i cili eshte arrestuar ne vitin 2008 per nje rrembim ne Brooklyn, u akuzua nga policia. Ai e pranoi me qetesi kete vendim duke pasur besim se do ta vertetonte se nuk ishte ne vendin e krimit.


Nje nga viktimat e vjedhjes se dyqanit e njohen ate ne rreshtin e te akuzuarve dhe keshtu u dergua ne burgun e New York, Rikers Island. Alibine per djalin e ri e gjeti i ati, Rodney Bradford Sr, i cili zbuloi se 19 vjecari me ngjyre e kishte bere ndryshimin ne profil, ne te njejten ore kur ndodhi vjedhja.
“Gjate gjithe javes kam folur me autoritetet e prokurorise per t’i bindur se djali ka qene ne Facebook ne ato momente dhe se akuza e ngritur ndaj tij ishte e gabuar”, shprehet avokati Robert Reuland.

 

Policia gjermane “arreston” nje dhi



 

Dhi 300x199 Policia gjermane “arreston” nje dhiNjë dhi, të shtunën, ka shkaktuar kaos të vërtetë në një udhëkryq në qytetin Bremen të Gjermanisë.

Dhia kishte arritur të bllokonte qarkullimin e një mori veturave, ndërsa në ndjekje të saj ishin vënë madje pesë vetura të policisë.

Derisa policët ishin vënë në ndjekje të dhisë, disa këmbësorë ishin përpjekur ta mashtronin atë me bukë – mirëpo dhia ishte zhdukur në një kaçubë të afërt.

Policia kishte rrethuar kaçubën, prej nga dhia ishte përpjekur të ikte sërish – mirëpo dy policë “të zhdërvjellt”ë i janë hedhur sipër dhe e kanë “arrestuar” atë.

Më pastaj, policia e ka marrë dhinë me vete, e ka mbyllur atë në një qeli të burgut, ku edhe e kanë ushqyer. Policia tashmë është në kërkim të pronarit të saj.

 

Nget bicikleten 13 km ne njeren rrote


Aaron Stannage14-vjeçari Aaron Stannage ka arritur rekord të ri botëror, pasi që ka vozitur biçikletën e tij në rreth, vetëm në rrotën e pasme, 13 kilometra.

Stannage nga Barnsley ka kaluar mbi 1 orë duke e vozitur biçikletën e tij, vetëm me rrotën e pasme, dhe kështu ka thyer rekordin botëror. Rekordi i mëparshëm ishte 2.4 kilometra.

Tentimin e Aaronit për të hyrë në librin e rekordeve botërore Guinness, e kanë përcjellë anëtarët e redaksisë së këtij libri.

Rekorderi i ri ka thënë se, disa herë gati sa nuk e kishte humbur kontrollin mbi biçikletën e tij, mirëpo në fund ia kishte arritur qëllimit.

 

Gruaja ushqne 136 mace ne  shtepin e vet

Nina Kotova quhet gruaja nga provinca Novosibirsk e Siberisë, e cila ushqen në shtëpinë e saj plot 136 mace. “Aventura” e Ninës ka nisur që para 15 vjetësh, kur ajo ishte studente.

Fillimisht ajo mori në dhomën e konviktit ku jetonte së bashku me një shoqe, një mace të vogël të braktisur.

Pasi u diplomua dhe mori shtëpinë e saj private, Nina Kotova vendosi të kujdesej plotësisht për macet e braktisura.

Syze tatoo

Imazhet e tij me syzet tatoo ne fytyre kane bere xhiron e botes. Behet fjale per nje te ri te quajtur Mathew, i cili vendosi nje pale syze ne fytyre qe do t’i kete per gjithe jeten.

Nuk dihet ende nese kete vendim e ka marre si pasoje e dozave te shumta te droges apo per nje reklame te mirefillte, por tashme ai ka nje imazh te ri.

Nese dikush mendon se cmenduria e te riut mund te korrigjohet me ane te teknolgjise se rrezeve lazer, gabohet, sepse edhe nese e aplikon, shenjat do t’i ngelen ne fytyre.

Zogjte e pules dine te numerojn

Zogjte e vegjel te pulave dine te numerojne dhe kete preferojne ta bejne nga e majta ne te djathte.

Ata gjithathtu jane ne gjendje te identifikojne nje objekt mes shume te tjereve. Zbulimin e ka bere Universiteti i Padovas, Trentos dhe ai i Saskatchewan ne Kanada, duke e publikuar edhe ne “Biology Letters”.

Sipas te dhenave, zogjte 5 ditesh te pulave arrijne te identifikojne objektet ne baze te pozicionit te tyre rendor.

Jo solarit tek moshat U-18

Britania e Madhe do miratoje se shpejti nje ligj qe nuk lejon femijet poshte moshes 18 vjec te perdorin solar.

Propozimin e ka bere deputetja laburiste Julie Morgan, e mbeshtetur nga ministri i Shendetesise, Andy Burnhan. Sipas ministrit, solari eshte i rrezikshem kryesisht per kancerin e lekures.

“Jemi te vendosur per te marre masa qe te mbrojme femijet”, thekson Burnham per Bbc, duke shtuar se qendrat e trajtimit me solar jane te rrezikshme per moshat e reja.


Contact

Shqiperia1

tirana albania