Sport

Ferguson: Asnjë pishman që shita Bekham te Reali
 
ANGLI- Trajneri i Mançester Junajtid Aleks Ferguson ka deklaruar se nuk është penduar aspak që shiti Devid Bekham te Reali i Madridit në verën e vitit 2003. Largimi i mesfushorit në atë kohë solli një protestë të tifozëve, që nuk mund ta pranonin ta shihnin idhullin e tyre me një fanelë tjetër. Por Ferguson mori Kristiano Ronaldon nga Sportingu dhe portugezi u bë më pas futbollisti më i mirë i botës, duke udhëhequr “Djajtë e Kuq” drejt sukseseve si 3 tituj në Angli dhe Liga e Kampioneve në vitin 2008. 

“Nuk kam asnjë pishman që largova Bekham, një operacion nga i cili në morëm 25 milionë stërlina, - deklaroi Sër Aleks sot, kur duhen edhe dy javë nga përballja Milan-Mançester Junajtid. – I vetmi ndryshim nga kthimi i Bekham në “Old Traford” me atë të lojtarëve të tjerë është se sytë e të gjitha mediave do të jenë të fokusuara tek ai dhe te Milani. Ai ka një profil të jashtëzakonshëm edhe jashtë fushës së blertë, jo vetëm anën futbollistike. Megjithatë, detyra jonë është të merremi me anën sportive dhe jo me këtë gjë, kështu që le t’i lëmë mediat që në atë ndeshje të merren me Devid”, tha trajneri skocez.
Duka në prokurori për ndriçimin e stadiumeve
 
TIRANE-Prej kohësh, Presidenti i SK "Tiranës" Refik Halili ka denoncuar tenderin e përgatitur nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndriçimin e stadiumeve duke bërë direkt përgjegjës për këtë skandal presidentin e FSHF-së Armando Duka. Por tani, ky skandal duket se është bërë fakt i kryer nëpërmjet një denoncimi që një nga firmat pjesëmarrëse në tenderin e zhvilluar në gushtin e vitit 2009, ka bërë në prokurorinë e Tiranës. Bëhet fjalë për denoncimin e firmës "Antika" shpk, me qendër në Prishtinë, e cila pretendon pranë prokurorisë se hapja e ofertave të firmave në FSHF është bërë në datën 10 tetor. "Firma jonë, është përfaqësuese e firmës së njohur "Philips Lighting" me qendër në Holandë, firmë kjo me një reputacion të padiskutueshëm në realizimin e ndriçimit të stadiumeve... Ne e vlerësuam këtë tender, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe për faktin se kërkonim të realizonim një punë maksimalisht cilësore në Shqipëri",- thuhet në kallëzimin e përfaqësuesve të Philips në Shqipëri, nëpërmjet "Antika".
Tenderi
Procedurat e tenderit të ndriçimit janë zhvilluar në fillim të tetorit në FSHF. Gjatë komunikimeve publike, Presidenti i Tiranës Refik Halili ka pretenduar se FSHF ka bërë abuzime me këtë tender, ku paratë për ndriçimin e stadiumeve, jepen nga UEFA.
Kështu, FSHF u ka kërkuar bashkive që të vënë në dispozicion të ndriçimit të stadiumeve të tyre shuma të konsiderueshme parash nga buxheti i tyre, dhe kjo gjë nuk është realizuar. Ndërkohë që tenderi në Tiranë, sipas të dhënave të presidentit të Tiranës rezulton tërësisht i manipuluar e plot mashtrime. Në fakt, prokuroria do të zbardhë ngjarjen, por kallëzimi në adresë të Federatës Shqiptare të Futbollit nga firma "Antika", hedh dyshime për zhvillimin e këtij tenderi. "Me sa mbajmë mend, në këtë tender janë paraqitur pesë apo gjashtë kompani. Nga hapja e zarfeve, rezulton se ofertat e dhëna nga ne pjesmarrësit në tender kishin diferenca pasi disa kishin planifikuar TVSH (taksën) dhe disa të tjera jo. Kjo kishte ardhur pasi vetë Federata Shqiptare e Futbollit, në propozimin e saj, nuk e kishte vendosur këtë element, duke e lënë atë në harresë",- thuhet në kallëzimin e “Antikës” për Federatën në prokurorinë shqiptare.
Subjektet
Në tender kanë marrë pjesë pesë kompani të mëdha të cilat sipas pretendimit të Antikës, por edhe dokumenteve kanë dhënë çmime të ndryshme. Kompanitë prezent në tender kanë qenë filiale shqiptare të kompanive të mëdha. "Antika", përfaqësuese e Philips, ka dhënë ofertën e saj prej 2.6 milionë euro për njërin zë, dhe 2.4 milionë euro për një tjetër zë të ndriçimit, duke përfshirë këtu dhe taksat; kompania ITE group, përfaqësuese e General Electric në Turqi, ofroi 2.7 milionë euro për zërin e parë dhe 2.6 milionë euro për të dytin, duke përfshirë edhe taksat; kompania e tretë ishte Musco Lighting me qendër në Qipro, që ofroi 1.95 milionë euro për zërin e parë dhe 1.74 milionë euro për të dytin, por pa përfshirë këtu taksat, transportin dhe instalimin, çka në fakt lëvizi ofertën; kompania e katërt ishte SITECO në Gjermani që dha ofertën më të lartë prej 3.1 milionë euro për zërin e parë dhe 2.92 milionë euro për të dytin, duke përfshirë taksat, dhe me një tjetër ofertë që nuk i përfshinte ato. Ndërkohë që kompania e fundit Nivatec Europolis, ofroi 2.58 milionë euro për zërin e parë dhe 2.32 milionë euro përafërsisht për të dytin pa përfshirë taksat.
Këto ishin ofertat e vetme nga hapja e zarfeve çka ka çuar në një hamulli totale në tender, pasi firmat, e kishin lënë në dëshirën e tyre marrjen e parasysh të taksave, transportit dhe instalimin, dhe jo si kërkesë të FSHF.
Procedura
E pikërisht, pas hapjes së këtyre ofertave, "Antika" shpk, pretendoi se gjithçka u zhvillua në mënyrë të paligjshme dhe në shkelje të hapur dhe flagrante të ligjit shqiptar për tenderimet. Aq më tepër, që në përfundim të tenderit nuk është marrë parasysh oferta më e ulët. Kjo ka çuar përfaqësuesit e Philips në Prishtinë, që të kallzojnë zyrtarët e Federatës në prokurorinë e Tiranës, duke kërkuar transparencën e procedurave të zhvillimit të tenderit. Ndërkohë që sipas Federatës fitues i tenderit ka dalë General Electric, e cila në fakt ka paraqitur një ofertë më të lartë sesa "Antika" shpk. Pikërisht zyrtarët e Antikës pretendojnë përveç ofertës më të lartë, edhe mungesën e dokumentacionit që firma ITE grup, që pretendon se përfaqëson General Electric, nuk ka paraqitur asnjë dokument që është përfaqësuese e kësaj firme. Pritet shumë shpejt pas këtij kallëzimi prokuroria e Tiranës të nisë hetimin, ndërkohë që do të dëgjohen të gjitha palët e interesuara. Presidenti i Federatës Armando Duka, gjendet përpara fillimit të fushatës për zgjedhjet e reja brenda Federatës dhe nëse do të vërtetohet shkelja në procedurat e këtij tenderi, kjo do të dobësonte shumë pozitat e tij për Presidencën.

 

 

“Skandali Terri” Vanesa Perronsel lidhje me 5 lojtarë të Çelsit
 
LONDER- Skandali “Xhon Terri-Vanesa Perronsel” ka marrë përmasa të tjera, teksa tabloidi “The Sun” ka zbuluar se ish-e fejuara e Uejn Brixh ka patur raporte edhe me disa futbollistë të tjerë të Çelsit. Përveç kapitenit Terri, modelja franceze që reklamon të brendshmet ka patur raporte seksuale edhe me Adrian Mutu e Eidur Gudjonsen, plus një lojtar tjetër, emri i të cilit ende nuk është zbuluar. Lidhjet e saj me lojtarët e klubit londinez datojnë në vitin 2003, kur ajo punonte në Elysium Night Club” të kryeqytetit anglez. Aty ajo takoi islandezin Eidur Gudjonsen, në atë kohë i martuar. Gudjonsen, baba i 3 fëmijëve, kaloi një natë me Vanesën në shtëpinë e saj në Fulham, duke u larguar në 5 të mëngjesit. Perronsel kaloi 5 muaj duke punuar në zonën VIP të klubit, që tashmë është i mbyllur, dhe ishte e preferuara e lojtarëve të Çelsit. “Vanesa punonte 3 net në javë në klub, të mërkurave, të premteve dhe të shtunave, kur lojtarët ishin përqark, - tha një ish-koleg i francezes në klubin e natës. – Futbollistët e Çelsit e kishin shumë qejf atë dhe gjithnjë porosisnin shampanjë “Cristal” dhe vodka. Ata ishin shpenzues të mëdhenj dhe linin shumë bakshish. Vanesa merrte 150 stërlina në natë që punonte në klub, ndërsa merrte edhe 150 stërlina të tjera bakshish në natë”, shtoi dëshmitar. Por, edhe Xhon Terri ka tërhequr vëmendjen e bukuroshes franceze, megjithatë ajo ka patur një lidhje intensive me Adrian Mutu. Kjo lidhje përfundoi kur rumuni u largua nga Çelsi për shkak të përdorimit të kokainës. Por, modelja ka patur një lidhje edhe me një futbollist të pestë të Çelsit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, përpara se të takonte Uejn Brixh. Ai e mori Vanesa Perronsel në shtëpinë e tij 1 milionë stërlinëshe, kur ajo mbeti shtatzënë me Xhejdonin. Por, pas kësaj, ajo pati edhe një lidhje 4 mujore me Xhon Terrin, i cili më pas i pagoi edhe abortin pasi e la shtatzënë. Ky skandal i publikuar në mediat angleze ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, madje Terri rrezikon të humbasë shiritin e kapitenit. Ai dhe Uejn Brixh ishin dy shokë të ngushtë, madje mediat angleze kanë publikuar edhe foto kur dy çiftet kalonin fundjavat bashkë. 
Futboll-Kombëtarja shqiptare e 97-ta në renditjen e FIFA-s
 
TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zbritur në renditjen mujore të FIFA-s (shkurt 2010), duke u pozicionuar në vendin e 97-të (336 pikë), një pozicion më të ulët se janari i vitit 2009 (vendi i 96-të).
Në fakt, Kombëtarja nuk luajti asnjë ndeshje gjatë muajit janar, (përveç grumbullimit të zhvilluar në Antalja (Turqi) dhe dy miqësoreve me ekipet turke), të cilat nuk ndërhyjnënë këtë renditje, ndaj zbritja me një vend është më shumë si llogaritje e rezultateve dhe takimeve të vendeve të tjera, kryesisht ato afrikane, të cilat morën pjesë në Kupën e Afrikës.
Duke bërë një krahasim të shpejtë me shkurtin 2009, kur renditeshim në vendin e 79-të, renditja e shkurtit të sivjetëm (vendi i 97-të) tregon regresin që ka pësuar Kombëtarja A (e drejtuar vitin e kaluar nga holandezi Arie Haan dhe kroati Josip Kuzhe).
Gjithsesi, renditja brenda zonës së UEFA-s nuk ka ndryshuar duke qenë sërish në vendin e 42-të, vetëm 4 ditë nga hedhja e shortit të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2012, short që do të hidhet më 7 shkurt, në Varshavë të Polonisë, ku Shqipëria ndodhet në vazon e 5-të.
Ndeshja e parë ndërkombëtare e këtij viti për kuqezinjtë është miqësorja kundër Irlandës së Veriut, e programuar për tu luajtur “Qemal Stafa”, më 3 mars 2010.
Irlanda e Veriut renditet në vendin e 40-të në renditjen e FIFA-s dhe të 23-n në klasifikimin brenda 53 federatave që aderojnë në UEFA.
Renditja botërore kryesohet sërish nga Spanja me 1627 pikë), e ndjekur nga Brazili me 1568 pikë dhe Hollanda me 1288 pikë.
Në dhjetë vendet e para janë dhe Italia (1209 pikë), Portugalia (1176 pikë), Gjermania (1173 pikë), Franca (1117 pikë), Argentina (1082 pikë), Anglia (1076 pikë) dhe Egjipti (1069 pikë), e cila ka ngjitur 14 pozicione pasi fitoi Kupën e Afrikës.

Renditjet e Kombëtares shqiptare në muajin shkurt

Muaji Viti Pozicioni
Shkurt 2010 96
Shkurt 2009 79
Shkurt 2008 73
Shkurt 2007 87

 

 

 

 

 

 

Taci OilRanieri:Nuk do ta kisha shitur De Rossin për €80m Daniele De Rossi, Foto: Getty Images

Menaxheri i Romës, Claudio Ranieri, thotë se nuk do ta shiste mesfushorin Daniele De Rossi as për 80 milionë euro.

Spekulohet se Real Madridi është duke përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh për ta transferuar mesfushorin italian, mirëpo Ranieri thotë se po të ishte në fuqinë e tij nuk do ta lejonte largimin e De Rossit as për dyfishin e kësaj shume.

“Unë nuk jam njeriu që duhet t’i përgjigjet Real Madridit, por unë nuk do ta kisha shitur Daniele De Rossin as për 80 milionë euro”, tha Ranieri gjatë një konference për shtyp.

Të shtunën mbrëma Giallorossët do të përballen me ish-skuadrën e Ranierit, Juventus, por strategu italian thotë se nuk dëshiron hakmarrje kundër bardhezinjve, porse do të zhvillojë një ndeshje të zakonshme.

Ndalja e dritave, Shqipëria nuk është rast unik

Ndërprerja e energjisë gjatë një ndeshje futbolli ka ndodhur edhe më parë, sidomos Realit të Madridit, kjo nuk është hera e parë për ta, pasi diçka e tillë ka ndodhur edhe në një ndeshje kundër Valencias. Por ikja e dritave në një stadium ka ndodhur edhe në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, ku organizimi është i një niveli tepër të lartë, pikërisht gjatë këtij sezoni të Champions League, në ndeshjen ndërmjet Marsejës dhe Milanit në Stadiumin “Velodromë”.

Por çështja nuk mund të qëndrojë të fakti i ikjes së energjisë, por te koha se sa shumë u desh të rikuperohej defekti, pasi rreth 1 orë e 30 minuta është relativisht shumë, ndërkohë që i vetmi stadium ndërkombëtar në vendin tonë nuk garanton asnjë linjë tjetër energjie apo edhe një gjenerator në raste emergjente. Sipas FIFA-s, një rast i tillë parashikohet që të zgjaste maksimumi 45 minuta dhe jo 90 të tilla.
 

Del Piero: Totti dhe unë nuk jemi rivalë Del Piero dhe Totti

Para derbit ndërmjet Juventusit dhe Romës, ikona e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, ka thënë fjalë të mira për simbolin romak Framcesco Totti.

“Mbi të gjitha, në prag të një ndeshje si kjo, (më duhet të them) se në anën tjetër e mban shiritin e kapitenit në krah një lojtar si Francesco Totti”.

“Nëse bashkojmë golat që kemi shënuar së bashku, janë mbi 500. Nëse mbledhim vitet e karrierës, duke bartur të njëjtën fanellë- janë mbi 35 vjet”, ka thënë Del Piero në faqen e tij zyrtare.

Legjenda 35-vjeçare ka mohuar edhe njëherë spekulimet se dy lojtarët italianë nuk e kanë pëlqyer njëri-tjetrin.

“Francesco dhe unë kemi qenë bashkëlojtarë në ekipin kombëtar, dhe dua të potencoj, bashkëlojtarë jo rivalë”.

“Ne e fituam Kupën e Botës së bashku dhe këto kujtime na bashkojnë përgjithmonë. Por me klubet tona, kemi qenë, jemi dhe gjithmonë do të jemi kundërshtarë”, ka përfunduar Del Piero.

Eto’o: Do te jem me Tunizine

Eto’o: Do te jem me Tunizine

Samuel Eto'o shtrengon dhembet dhe do te jete prezent ne ndeshjen kunder Tunizise, e vlefshme per grupin D te Kupes se Afrikes. Edhe pse kaviljen e kembes se majte e ka te fashuar, kapiteni i Kamerunit ka hedhur poshte zerat qe flisnin per nje mungese te tij ne garen e neserme.

“Eshte gjithcka e rreme. Edhe po te ndjeja dhimbje kam nje staf te mire mjekesor qe do te me mundesoj qe te marre pjese ne gare”, eshte shprehur Eto’o.

 

 

Skandali tek “Qemal Stafa”

Skandali tek “Qemal Stafa”

Ka rezultuar nje turp dhe nje demtim imazhi, ajo ndeshje miqesore mes Gramozit dhe Realit te Madridit ne Qemal Stafa. Ne nje kohe kur u mendua qe do te promovohej emri dhe nje fytyre e bukur e Shqiperise dhe e kryeqytetit tone ne syte e gjithe mediave europiane dhe ne menyre te vecante atyre spanjolle nepermjet nje nder klubeve me te medha dhe me te suksesshem te botes, ndodhi krejtesisht e kunderta.

Ne baze te rregullores zhvillimi i nje ndeshjeje te tille me ndricim kerkohen tre linja, duke perfshire ketu edhe gjeneratorin i cili duhet te jete ne gatishmeri per emergjenca te tilla, por ne kete mbremje ne Qemal Stafa nuk kishte asnje linje rezerve dhe asnje gjenerator per te evituar kete turp.

Fati i zi i stadiumit tone kuqezi kete here me sa duket u percaktua nga nje brejtes. Punonjes te KESH-it thone se ka qene pikerisht nje mi ai qe ka ndryshuar fatin e ketij takimi te shumepritur per tifozerine shqiptare. I menjehershem duket se ka qene reagimi i qeverise, e cila duket te kete shkarkuar drejtorin e stadiumit zotin Perikli Dhales.

Pervec asaj qe treguan ne fushen e lojes lojtaret e Realit te Madridit dhe drejtuesit te cilet mbajten edhe ne 45 minutat e dyta te ndeshjes yjet si Kristiano Ronaldo apo Benzema, konfirmuan edhe nje here durim, ndoshta jashte cdo norme, profesionalizem dhe padyshim respekt ndaj atyre qe ishin te pranishem ne ate stadium.

Nje pjese e ketyre tifozeve kishin blere edhe disa here me shume bileten nga cmimi real per te qene te pranishem ne kete nate qe teorikisht duhet te ishte nje spektakel.

Per te gjitha keto ndoshta i detyrohemi nje faleminderit te gjithe drejtueseve te Realit te Madridit dhe yjeve te kesaj skuadre dhe ne te njejten kohe nje falje po kaq te madhe, qe ndoshta i kthyem shume pas ne kohe.

Manchester Utd ne borxhe, 820 milione euro

Manchester Utd ne borxhe, 820 milione euro

Vazhdojne te rriten borxhet e Manchester United. Klubi anglez, ne bilancin e mbyllur me 30 qershor te vitit te shkuar, eshte ne borxhe prej 820 milione eurosh, 20 milione me shume ne lidhje me 2008-en.

Javen e shkuar Manchester United kishte bere te ditur se kishte minimizuar borxhet me bankat ne 548 milione euro, por situata financiare e klubit te Old Trafford eshte perkeqesuar per shkak te nivelit te interesit per huate e marra.

 

 

Reali i Madridit 'mposht' Gramozin 2-1

Reali i Madridit 'mposht' Gramozin 2-1

Reali i Madridit ka fituar 2-1 kunder Gramozit ne ndeshjen e luajtur ne “Qemal Stafa”, e vlefshme per trofeun “Taci Oil”.

Goli i pare eshte shenuar nga skuadra shqiptare qe ne minuten e trete te takimit me ane te Daniel Xhafes, goli i dyte i tij ne kete trofe pas atij te shenuar ndaj Milanit vitin e shkuar.

Gezimi i Gramozit ka zgjatur deri ne minuten e 35-te te ndeshjes kur Kaka ka barazuar rezultatin ne 1-1.

Pjesa e dyte e takimit qe filloi rreth 90 minutash me vonese pas nje defekti energjitik ne “Qemal Stafa”, ishte ne favor te miqeve qe arriten te shenonin ne minuten e 80-te te takimit me ane te Benzema, pas nje gabimi ne reshtimin e mbrojtjes kundershtare.

Edhe pse perpjekjet per Gramozin ishin te shumta, ekipi shqiptar nuk arriti te ndryshonte rezultatin.

Ne perfundim te ndeshjes kane qene futbollistet e Gramozit qe kane mbajtur ne duar trofeun “Taci Oil” nen shoqerine e fishekzjarreve.

Perez negocioi ne Tirane per te marre De Rossi-n

Perez negocioi ne Tirane per te marre De Rossi-n

Viziten ne Tirane, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez e ka shfrytezuar per te hedhur themelet e nje marreveshjeje per italianin e Romes, De Rossi.

Gjate qendrimit ne kryeqytetin tone, Perez ka takuar nderlidhesin me skuadren romane, Ernesto Bronzetti. Ai ka kerkuar qe De Rossi te transferohet ne Madrid gjate muajit qershor.

Nje oferte 30-35 milioneshe mund ta tundoje Romen e presidentes Rosela Sensi, por Perez mund te arrije deri ne 40 milione per ta marre ne skuader yllin italian te mesfushes.

 

 

Real Madrid mberrin ne Tirane

Real Madrid mberrin ne Tirane

Nente here kampioni i Europes, Real Madrid ka mberritur ne Tirane per ndeshjen e bamiresise kunder skuadres shqiptare te Gramozit, e vlefshme per edicionin e trete te trofeut “Taci Oil”. Forca te shumta sigurie nuk kane lejuar afrimin e asnje tifozi te kesaj skuadre apo te ndonje lojtari te vecante t’i afrohet autobuzit qe ka shoqeruar futbollistet madridlene.

Ne konferencen per shtyp, traineri Pellegrini ka shprehur hidherimin e tij per permbytjet qe kane ndodhur ne veri te Shqiperise, zone te ciles skuadra e tij do te vije ne ndihme.

“Ndihem mire qe te ardhurat e fituara nga kjo ndeshje do te shkojne ne ndihme te familjeve te permbytuara ne veri te Shqiperise. Eshte nje ndeshje miqesore, por gjithesesi ne e vleresojme kete si nje ndeshje te rendesishme. Shpresoj qe te dyja skuadrat te dhurojne spektakel ne fushe ne menyre qe t’i kenaqim tifozet”, eshte shprehur Pellegrini.

Ndersa asi i Realit, sulmuesi Cristiano Ronaldo eshte shprehur se, ne ndryshim nga ndeshja e Portugalise me kombetaren Shqiptare, kete here ndihet me i qete.

“Heren e pare kur erdha ne Shqiperi isha pak zyrtar dhe i nervozuar pasi ishte ndeshje e rendesishme per kuafilikimin e kombetares sone per ne boterorin 2010. Ndersa tani jam me i qete sepse eshte nje ndeshje miqesore”, ka deklaruar sulmuesi.

Nje nga perfaqesuesit e kompanise “Taci Oil”, deklaroi se para ndeshjes qe do te filloje ne oren 18:00 do te mbahet 1 minute heshtje per nder te legjendes se futbollit shqiptar, Panajot Pano, qe nderroi jete nje dite me pare ne SHBA.

Kesaj ndeshjeje miqesore medjat spanjolle i kane kushtuar shume vemendje, pasi mesohet se numri i mediave te akredituara eshte 64.

Mediat spanjolle pohojne gjithashtu se Real Madrid do te perfitoje 2.5 milione euro per 10 oret qe futbollistet e tij do te kalojne ne Tirane.

 

 

 

Grumbullimi, 156 talente për U-19 e U-21

Grumbullimi, 156 talente për U-19 e U-21

Dita e parë e grumbullimit stërvitor me talentet shqiptare që jetojnë dhe luajnë në Greqi ka filluar me një rekord mbresëlënës: plot 156 futbollistë të rinj, nga mosha 17 deri në 20 vjeç janë regjistruar për të marrë pjesë në seleksionimin për një fanellë kuqezi. Një shifër e jashtëzakonshme, e cila pa dyshim lidhet me faktin se në aktivitetin e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në shtetin fqinj, prezent ishte edhe trajneri Josip Kuzhe.

Prezenca e drejtuesit të stolit të Kombëtares shqiptare i ka dhënë një shtysë më shumë lojtarëve të rinj shqiptarë që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës: mjaft prej këtyre sportistëve shpresojnë që duke lënë përshtypje të mira te tekniku kroat, do ta kenë më të lehtë që të kenë sukses në ambicien për të përfaqësuar vendin e origjinës në arenën ndërkombëtare.

Në kryeqytetin helen, Athinë, interesimi në përmasa të tilla kishte filluar prej disa ditësh.

Për testimin me ekipin Under-21 të drejtuar nga trajneri Artan Bushati janë regjistruar 60 kandidatë, ndërsa për U-19 të Ramadan Shehut shifra e pjesëmarrësve ka qenë edhe më e madhe, plot 96 futbollistë. Në ditën e parë të grumbullimit u zhvilluan seanca stërvitore, por edhe ndeshje kontrolli me të gjitha grupmoshat e datëlindjeve 1990, 1991, 1992 dhe 1993.

Stërvitja do të vazhdojë sot, me të tjera seanca taktike dhe ndeshje për të evidentuar elementët më cilësorë, të cilët do të kenë shansin të bëhen pjesë e Kombëtares shqiptare në të ardhmen.

Përveç dy trajnerëve të ekipeve, stërvitjet janë vëzhguar nga afër nga Kuzhe dhe asistenti i tij, Xhemal Mustedaganiç, të cilët pritet të japin orientimet dhe idetë e tyre për talentet më premtues dhe metodën e punës që duhet ndjekur për rritjen e tyre.

Grumbullimi stërvitor do të vazhdojë deri më datën 21 janar (të enjten), në mënyrë që të gjithë lojtarët të kalojnë në “sitë” dhe vlerësimet për kualitetin e tyre të jenë sa më të drejtë.

Pasi është përdorur më parë me skuadrat e moshave U-15 dhe U-17, metoda për të vëzhguar talentet në vendet ku jetojnë po shfaqet më rezultative se asnjëherë tjetër.

Nëpërmjet saj është bërë e mundur që numri i kandidatëve për një fanellë kuqezi në të gjitha nivelet të jetë disa herë më i lartë se në periudhën kur seleksionime të tilla zhvilloheshin në Shqipëri: jo të gjithë futbollistët arrinin të siguronin leje nga klubet për të marrë pjesë në seleksionime. Në këtë mënyrë bëhet i mundur evidentimi i lojtarëve premtues që në moshë të vogël dhe angazhimi i tyre i menjëhershëm, duke evituar “humbjen” e tyre si në rastet e Ninit, Behramit, Xhemailit apo edhe shumë të tjerëve.

 

Cana u kërkon falje tifozëve

Cana u kërkon falje tifozëve

Lorik Cana, i shokuar të dielën në mbrëmje, u ka kërkuar falje tifozëve të Sandërlendit pas “horror-shou-”t në “Stamford Bridge”.

Ndërsa trajneri Stiv Brus u shpreh shumë i tronditur nga kjo humbje e thellë, kapiteni shqiptar i “Maceve të Zeza” thekson se është koha që lojtarët të ngrenë duart dhe të marrin përsipër përgjegjësitë.

Cana, me urdhër të Stiv Brus u vendos në qendër të mbrojtjes pas krizës së dëmtimeve në këtë repart, një rol që e pa protagonist negativ në 5 golat e parë të Çelsit.

Ai tha: “Ne ishim jemi të shokuar nga ajo që ka ndodhur. Ne nuk ishim në një nivel të pranueshëm dhe ky nuk është një justifikim. Ishim në një gjendje shumë të keqe, në veçanti në 15 minutat e para. Më pas, ishte shumë e vështirë. Por ishte shumë e lehtë për Çelsin dhe ne duhet të përpiqemi të ndryshojmë që në javën e ardhshme. Nuk më ka ndodhur kurrë që të pësoj një humbje të tillë. Kam luajtur për skuadrat që kanë vuajtur dhe kanë pësuar humbje të thella, por kurrë nuk kam qenë pjesë e një skuadre që ka pësuar 7 gola në një ndeshje. Është shumë e dhimbshme”.

Cana shtoi: “Ne u munduam t’i ndryshojmë gjërat në pjesën e dytë dhe 45 minutëshi i dytë ishte paksa më i mirë, por u vu re një diferencë shumë e madhe mes dy skuadrave. Ne ua bëmë atyre shumë të lehtë fitoren. Ne jemi të gjithë profesionistë dhe e dimë se mund të japim më shumë sesa u pa në fushë ndaj ‘Blues’-ave”, ku ishin të pranishëm shumë tifozë të Sandërlendit dhe prandaj jemi shumë të zhgënjyer për këtë arsye. Por unë nuk mendoj se është momenti që unë dhe shokët e mi të heqim dorë”.

Brus është në qendër të kritikave. Ai u shpreh: “Nuk më pëlqen të kërkoj falje. Ne u mundëm nga një skuadër shumë e mirë, por ishte shumë e dhimbshme të mundesh kështu. Unë nuk mund t’i vë faj askujt për asgjë, por duhet të them se të gjithë ne jemi fajtorë. Loriku ka qenë një blerje fantastike për ne. Ai ka luajtur në atë pozicion për Kombëtaren e tij dhe për Marsejën, por kësaj here ne kishim mungesa të shumta në atë repart. Mungesat e shumë lojtarëve na kushtëzuan deri në atë pikë, saqë ne të bënim një paraqitje zhgënjyese ndaj një ndër skuadrave më të mira të Premier League, siç është Çelsi”, përfundoi trajneri i Sandërlendit.

Fushat me bar artificial, Dinamo e Besa janë “OK”

Fushat me bar artificial, Dinamo e Besa janë “OK”

Së shpejti kampionati shqiptar do të shtohet me disa fusha stërvitore. Fusha me bar artificial, e instaluar në Kavajë, tashmë është gati.

Të gjitha elementet teknike që kanë lidhje me shtrimin dhe përgatitjen e saj, kanë përfunduar. Të vetmet gjëra, që kanë mbetur pa përfunduar janë vendosja e portave dhe sistemimi sa më mirë i ambientit përreth saj.

Sipas specialistëve, ajo është gati për inaugurim. Nga ana e klubit të futbollit Besa, të gjithë shprehen të kënaqur me cilësinë e punimeve dhe po punohet që sistemimi i ambientit përreth të kryhet sa më shpejt, për t’i hapur rrugë inaugurimit, që nuk është veçse çështje ditësh.

Tashmë kavajasit do të kenë një fushë ku do të mund të stërviten në kushte shumë më të mira. Po ashtu, shpejtohet ritmi i punimeve në fushën me bar artificial që po instalohet në klubin Dinamo. Sipas specialistëve që po punojnë pranë këtij klubi, ritmi i punimeve është rritur mjaft.

Kjo për shkak edhe të kohës së mirë, që ka bërë gjatë këtyre ditëve. Fusha e këtij klubi, është shtruar në të gjithë sipërfaqen e saj me tapetin me bar artificial. Këto ditë do të punohet paralelisht me procesin e vijëzimit të saj dhe me hedhjen e rërës dhe gomës. Brenda pak ditëve parashikohet që gjithçka të përfundojë.

 

Disiplina “liron” gjashtë lojtarët rebelë

Disiplina “liron” gjashtë lojtarët rebelë

Vendimi i marrë gjatë mbrëmjes së djeshme nga Komisioni i Disiplinës në FSHF praktikisht ka shkatërruar skuadrën e Skënderbeut.

Gjashtë lojtarë që kanë qenë pjesë e skuadrës korçare në fillim të sezonit janë lejuar të largohen nga klubi, për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare.

Në këtë mënyrë, kapiteni Blendi Shkëmbi, Genti Gjondeda dhe katërshja kroate, Matko Djamarti, Miliam Guerrib, Antonio Rukavina dhe Marjan Tomasiç janë të lirë të gjejnë një tjetër skuadër për të vazhduar karrierën.

“Disiplina ka pranuar kërkesat e të gjithë këtyre lojtarëve për të zgjidhur kontratat me Skënderbeun dhe vendos që ata të jenë të lirë. Kjo për shkak se klubi nuk ka respektuar detyrimet e parashikuara në kontratë”, citohej në vendim.

Me ndërhyrjen e Disiplinorit, duket se ka marrë fund edhe telenovela e transferimit të Shkëmbit te Besa: tashmë që ish-mesfushori i Kombëtares është një lojtar i lirë, ai mund t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Shpëtim Duro.

Futbolli italian ndan cmimet “Oscar”

Futbolli italian ndan cmimet “Oscar”

Pak dite para ndeshjes derbi mes Interit dhe Milant, futbolli italian ndau cmimet per lojtaret dhe trajneret me te mire te 2009.

Cmimi qe spikati ishte ai i lojtarit te vitit dhe sulmuesit me te mire te huaj, qe i kaluan suedezit Zlatan Ibrahimovic, megjithese ky i fundit tashme ka kaluar tek Barcelona.

“Nje trajner si Mourinho do t’u mungonte te gjitheve. Ka nje personalitet te madh dhe eshte normale qe me mungon edhe mua. Nese me ka faluar qe u largova per tek Barcelona? Nuk e besoj”, pranoi Ibra i pyetur nga gazetaret italiane ne momentin kur Mou po terhiqete cmimin si “Trajneri me i mire i 2009-es”.

Ne ceremonine e ndarjes se cmimeve per 2009, u nderua edhe portieri brazilian i Interit, Julio Cesar, si portieri me i mire i viti, De Rossi si lojtari me i mire italian, Kielini si mbrojtesi me i mire i vitit dhe Pato si sulmuesi i ri me i mire.

 

Kupa e Afrikes, kualifikohet Angola dhe Algjeria

Kupa e Afrikes, kualifikohet Angola dhe Algjeria

Angola dhe Algjeria kane barazuar pa gola, nje rezultat qe i ka dhene mundesine te dyja ketyre dy skuadra te kualifikohen per ne fazen tjeter te ketij turneu, nga ku do te dale skuadra me e forte e Afrikes. Vendasit e Angoles ruajne vendin e pare ne grupin A me 5 pike dhe tashme shpresojne per nje kundershtar te lehte ne sfiden me eliminim direct.

Nderkohe Algjeria ka mundur te ruaje vendin e dyte me kater pike. Ne ndeshjen tjeter Mali ka mundur 3-1 Malauin, por fitorja rezultoi e pavlere dhe keshtu kjo skuader detyrohet te braktise Kupen e Kombeve.

Sulmuesi i Sevijes, Fredi Kanute, dhe ai i Barcelones, Keita i dhane nje avantazh te shpejte Malit duke shenuar dy gola ne 3 minutat e para te ndeshjes. Skuadra e Malauit tentoi te rikthehej ne gare per kualifikim me golin e Rasell, por Mali thelloi diferencen me Bagajoko, 5 minuta nga fundi, gol qe mbylli edhe aventuren e te dy skuadrave ne kete turne.

 

Fshati qe u be i famshem nga futbolli...i femrave

Fshati qe u be i famshem nga futbolli...i femrave

Ne fillim gjithcka nisi si nje bisede familjare. Shume njerez qe degjuan mbi nje projekt te tille u treguan skeptike, por shpejt endrra do te kalonte kufijte e fshatit te vogel dhe do te merrte jete ne qendrat me te medha sportive urbane ne vend. Ky rrefim eshte historia e nje grupi vajzash dhe i nje fshati i cili po perjeton nje realitet te bukur te lidhur me nje nga pasionet me te vjetra te Shkodres, sportin. Fshati ku do ndalojme quhet Juban dhe loja qe disa vajza praktikojne eshte futbolli. Ferdinand Jaku eshte presidenti i ekipit. Ai tregon se si i lindi ideja per te ngritur nje ekip te tille dhe sidomos ne fshat.

“Ekipi i Juban Danja ka 5 vite qe eshte ngritur. Idea ishte shume spontane ne famiilje, pse te mos kemi nje ekip femrash? Ne te vertete ishte shume e veshtire, por fillimisht kam afruar prane ekipit njerez te mi te afert dhe avash avash jane ofruar edhe te tjere. Ne kemi pasur mbeshteteje morale nga i gjithe fshati”, thote presidenti. Qe nga lindja e idese e deri me tani, ekipi i Juban Danja ka kaluar cdo parashikim.

Ata jane sot pjese e kampionatit kombetar te futbollit per femra. Ne kete moment skuadra ndodhet ne fazen pergatitore. Gjon Ndreka eshte trajneri qe u ka mesuar ketyre vajzave ABC-ne e futbollit. “Une kam kater vite qe stervis ekipin e Jubanit. Ne fillim kemi luajtur ne fusha minifutbolli deri sa kemi kaluar me pas ne fusha te medha 11 me 11. Perkushtimi kryesor i ketyre vajzave eshte qe te paraqiten sa me mire. Stervitemi 3 here ne jave. Ne ketu kemi gershetuar pergatitjen atletike me ate fizke. Eshte e veshtire te punosh me vajza, por per mua eshte ky ekip qe me ka dhene emer pasi me djemte nuk me njihte kush”, thote Gjoni.

Pasioni i ketyre vajzave per futbollin eshte i lavderueshem. Loreta Jaku eshte lojtarja e pare qe eshte afruar ne ekipin Juban Danja. Ajo eshte nene e nje femije te mitur, por kjo nuk e pengon aspask te ndjeke rregullisht stervitjet. Edhe sot ajo ndodhet prane ekipit. “Une kam kater vite qe stervitem me ekipin e Jubanit. Roli im eshte qendermbrojtese. Ne fillim kam lujatur me kishen dhe qe aty me lindi deshira per futbollin. Me familjen nuk kam pasur probleme, ata me kane kuptuar. Edhe bashkeshorti nuk me ka penguar. Nuk eshte se ai me ndjek rregullisht, por kuptohemi mire. Veshtire eshte pak me djalin, por jam perpjekur qe kur jam me stervitje te me ndihmojne te tjeret”, shprehet ajo.

Ekipi i futbollit te femrave te fshatit Juban eshte i formuar me se shumti nga vajzat e ketij fshati. Futbolli per keto vajza eshte gjithcka. Ne nje fshat ku argetimi mungon, kjo loje eshte nje nga gjerat e pakta qe i ben keta njerez te ecin perpara. Vajzat e futbollit te Jubanit jane tashme emblema e fshatit. Per banoret e ketij fshatit ato jane krenaria me te cilen ata mburren kudo ne Shkoder. Ne i ndjekim vajzat kudo, ne cdo ndeshje. Per Jubanin ato jane e vetmja kenaqesi. Per ne ekipi i futbollit te femrave eshte kenaqesia me e madhe qe kemi”, shprehet nje banor i fshatit.

 

Iffhs, Collina arbitri me i mire i historise

Iffhs, Collina arbitri me i mire i historise

Italiani Pierluigi Collina eshte shpallur arbitri me i mire i historise nga Instituti Nderkombetar i Historise dhe Statistikave te Futbollit (Iffhs). Kreu aktual i shoqates se arbitrave italiane, mban vendin e pare me 86 pike, 20 me shume se gjermani Markus Merk. Vendi i trete per danezin Peter Mikkelsen me 62 pike.

Collina ka drejtuar finalen e Kupes se Botes 2002 mes Brazilit dhe Gjermanise, finalen e Champions League ne vitin 1999 mes Bayern Munchen dhe Manchester United si dhe ate te vitit 2004 mes Portos dhe Monakos.

 

 

 

 

 

Moratti: Derbi, nje ndeshje e vecante

Moratti: Derbi, nje ndeshje e vecante

Massimo Moratti ftoh gjakrat ne prag te derbit te se dieles qe mund te rihape serish kampionatin pas dominimit total te Interit ne pjesen e pare te sezonit. Presidenti zikalter mbyll polemikat per shtyrjen e ndeshjes se kupes per Milanin. “Tani mendoj vetem per te dielen. Persa i perket polemikave do flasim me Lega-n dhe Galliani-n, por mendoj se gjithcka mund te zgjidhet ne menyre inteligjente”, deklaron Moratti.

Me tej, ai ben nje koment per gjendjen aktuale te kundershtareve. “Milani po luan shume mire dhe ka lojtare qe jane ne forme, prandaj mendoj se do jete padyshim nje ndeshje e bukur”, thekson ai.

Pronarit zikalter nuk ka si t’i shpetoje edhe nje koment per skuadren e tij. “Kampionati nuk eshte i lehte. Ajo ndaj Barit ishte nje ndeshje e veshtire dhe kete e dinim qe me pare”, perfundon


Contact

Shqiperia1

tirana albania