Shqiperia V.I.P

 

50 cent concert në Shkup, fansat rebelohen: Ngatërroi Maqedoninë me Greqinë


50 cent, reperi amerikan me famë botërore ka planifikuar koncert në Shkup të Maqedonisë më 31 Mars të këtij viti. Por koncerti ka skandalizuar fansat maqedonas, kur kanë parë në faqen zyrtare të këngëtarit se vendi i koncertit është Shkup-Greqi. Kaq u desh që në faqe të shpërthenin thirrjet, “rregullo gabimin, do shkosh në Maqedoni, ose Shkupi nuk është në Greqi, mësoje ndryshe mos hajde”. Këngëtari është bindur, ka korrigjuar shtetin duke shkruar Maqedoni, por ka harruar të fshijë komentet kritikuese poshtë në faqen e tij. Të shpresojmë se ky skandal nuk do të zbehë dëshirën që kanë fansat për të parë në sallën e sporteve “Boris Trajkovski” reperin më të famshëm të kohëve të sotme, 50 cent.
Jehona, pas divorcit në lidhje me një biznesmen


Jehona Sopi më në fund është parë në shoqëri të një djali. Këngëtarja ishte divorcuar vite më parë ndërkaq nga ajo kohë ajo ka marrë pjesë më shumë nëpër disa festivale dhe shumë pak është paraqitur në publik. Mësohet se i dashuri i Jehona Sopit është Lavdim Koshutova, ekonomist në bankën NLB të Prishtinës si dhe gjysmë pronar i kafe-bar “Lounch” në Prishtinë. Këngëtarja është kapur nga kamerat e që janë përfolur në Prishtinë, por shumicën e herëve ato janë treguar të pasakta.

 

 

Rovena: Dashuria do të na shpëtojë Rovena Dilo

Këngëtarja konkurron me "Përtej kohës", në Festivalin e 48-të të Këngës. Ajo tregon për poezinë që shkroi, për muzikën e Endri Sinës, si dhe për kohën që po jeton tani.

Dashuri pa ndarje, shpirtra që nuk zhgënjehen, ndjesi që jetojnë një jetë brenda njeriut, tej kufijve të kohës dhe hapësirës. Kjo është fryma e tekstit që Rovena Dilo ka shkruar për këngën "Përtej kohës" me muzikë të Endri Sinës, me të cilën u prezantua natën e parë të Festivalit të Këngës në Radio Televizion.

"Përtej kohës" ishte filli i një bisede të gjatë, në strehën e saj të paradites, kafeneja që mban emrin e saj, vendtakimi i përhershëm me miqtë, të afërmit, kolegët. Aty ku mund ta gjesh çdo ditë Rovenën.

Një strehëz e ngrohtë për të folur për kohën që ikën dhe ato që merr me vete në rrjedhën e saj, kohën që po jeton tani, si mund të mësohet njeriu të harrojë ato që i kanë vjedhur dhe në ç'motive kapet për të vazhduar.

Në tekstin e saj Rovena jep këtë përgjigje: "Ajo që ju bën mirë për të kaluar të gjitha pengesat, mërzitë, sëmundjet, vështirësitë, nuk është urrejtja, inati, xhelozia, është vetëm dashuria. Gjendjet e tjera janë dëmtuese. Njeriu i ka ato brenda vetes dhe i nxjerr herë pas here, po sa më pak t'i shfaqë, aq më mirë është, aq më pak helmuese është jeta edhe e përditshmja e tij".

Rovena, ky bar është streha e kafes së paradites?

Paraditeve të vona. Nuk vij asnjëherë herët. Të gjitha punët e mia unë këtu do t'i kryej. E para është detyrim. Është ambienti me emrin tim, është i imi, dhe e dyta, më pëlqen që t'i pres njerëzit këtu dhe atyre besoj u pëlqen. Në përgjithësi gazetarët, miqtë, bashkëpunëtorët, njerëzit e afërt.

Përse është e rëndësishme pjesëmarrja në Festivalin e Dhjetorit?

Është festivali më "plak", ai që ka eksperiencën më të madhe, që ka rritur me dhjetëra artistë të skenës shqiptare. Nuk po them këngëtarë, ata mund të kenë qenë me mijëra. Artistë kanë qenë me dhjetëra dhe mund të kenë arritur tek qindëshja. Është një festival 48-vjeçar dhe unë e vlerësoj statusin e tij. Nuk jam "grykëse", nuk dua të dal kudo, por meqë bëj një përzgjedhje, më vjen si më për mbarë që fundi i vitit të jetë Festivali i Dhjetorit.

Sërish një bashkëpunim me Endri Sinën...

Me Endri Sinën kam bashkëpunuar për ripunime këngësh popullore. Gjithashtu, ai ka orkestruar tre nga "Këngët e Shekullit", më të rëndësishmet ndoshta. Ka kompozuar edhe këngën "Dorëzohem". Në 2003 kemi bashkëpunuar për këngën "Një mijë zemra", që e kam prezantuar në festival. Ky është bashkëpunimi i dytë në Festivalin e Këngës. Është e zakonshme që këngëtarët të kenë bashkëpunime të gjata me kompozitorët. Bashkëpunimet e shkurtra ndodhin rrallë. Kurse, bashkëpunimet që kanë një lloj koherence, gjithmonë janë më produktive.

Kur një këngë është e duhura për ty?

Për këngën "Përtej kohës", mendova që mund të investoja për në Festivalin Kombëtar. Ndonjëherë edhe gaboj. Kemi dalë në festival dhe nuk kemi pasur atë sukses që prisnim. Këngët e mira nuk krijohen çdo ditë. Kënga e mirë është edhe një fat. Si çdo gjë tjetër, që do edhe atë pak fatin brenda. Një këngëtar ndihet mirë me këngën, kur e ka për një kohë të gjatë, nuk e refuzon që në momentin e parë.

Ka të bëjë me vokalin kjo gjë?

Jo. Është një lloj kimie. Nuk ka asnjë lloj bashkëveprimi të ndërsjellë midis teje dhe atij materiali që të vjen. Nga përvoja ime, nëse një këngë nuk më pëlqen që në momentin e parë, nuk më pëlqen as më vonë.

Si ishte përballja në rastin e "Përtej kohës"?

Këtë këngë e kam prej 2 vjetësh në folenë e "CD Playerit". E dëgjoj herë pas here. Për një këngë ka kritikë, ka sugjerime, bëhet një rishikim i së tërës, mendimet ballafaqohen. Ka një lloj shkëmbimi eksperience dhe mendimi midis kompozitorit dhe këngëtarit.

Je një këngëtare që të shkojnë romancat, notat e dashurisë, zhgënjimit. Edhe "Përtej kohës" e tillë është?

Unë nuk kam zhgënjim në tekstet e mia, përkundrazi. Në vargjet e mia nuk ekziston koncepti i zhgënjimit. Flas për tekstet që kam shkruar vetë. Kurse këngët që flasin për zhgënjimin, kanë qenë tekste të autorëve të tjerë. Në tekstet që kam shkruar vetë, nuk i referohem asnjëherë zhgënjimeve në dashuri. E trajtoj më gjerë dashurinë në vargjet e mia, më tepër si një koncept absolut. Nuk ka dashuri të keqe, ose të mirë, është "dashuri". Nuk ka dy fytyra, ama kur fillon trajtohet si fenomen njerëzor, po i ka të dyja fytyrat. Ka dështimin, ka humbjen, ka zhgënjimin, ka përfundimin. Ndërsa, si perceptim absolut, ajo është një gjë pa fillim e pa fund, nuk ka kohë, nuk ka hapësirë, nuk ka vend. Edhe sikur të ekzistonte një tjetër planet, në një vend tjetër, ajo do të ekzistonte.

E beson edhe vetë këtë?

Unë këtë besoj. Vargjet i kam ngritur mbi këtë koncept. Diku, në tekstin e këngës thuhet: "Me ty në fund të botës, do të vija, edhe ta dija që nuk ka më kthim, që ti je caku im". Kjo nuk i drejtohet një njeriu, por dashurisë, si koncept. Kur e ndjen brenda vetes, ajo të bën absolutist. Nuk trajtohen vogëlimat njerëzore: "A do të mbarojë dashuria?", "A do të zhgënjehem?". Kënga "Përtej kohës", është një mesazh që u drejtohet njerëzve, për t'iu thënë: Ajo që ju bën mirë për të kaluar të gjitha pengesat, mërzitë, sëmundjet, vështirësitë, nuk është urrejtja, inati, xhelozia, është vetëm dashuria". Kjo është kura e vetme që njeriu mund ta mbajë me vete në xhep, në çantë, në mendje, kudo. Gjendjet e tjera janë dëmtuese. Njeriu i ka ato brenda dhe i nxjerr herë pas here, po sa më pak t'i shfaqë, aq më mirë është, aq më pak helmuese është jeta edhe e përditshmja e tij.

Çfarë raportesh ke me kohën?

Unë e di që vjen momenti kur mendon për kohën më thellësisht. Por jeta jonë është kaq e vrullshme, me kaq punë, me kaq probleme, me kaq strese, sa gjatë 24 orëve, muajit, apo edhe vitit, nuk kemi realisht kohë të mendojmë për kohën. Por në qoftë se e shoh si një koncept filozofik, ajo është hajdute, një hajdute e detyruar të vjedhë. Merr njerëz, merr jetë, merr kohëra, merr epoka, merr koncepte të tëra filozofike, merr me vete gjeni. Nuk e di ku shkon, ku i çon këto thesare që vjedh, por them është e detyruar, pasi duhet të rrjedhë, të vijnë të tjerë pas nesh. Unë e perceptoj rrjedhjen e kohës, tek humbjet e njerëzve të mi të dashur. Nuk kam keqardhje, sepse e di koha rrjedh për të gjithë dhe në këtë moment, keqardhja është e përbashkët, jemi të gjithë bashkë në të. Është një lloj keqardhje ngushëlluese.

Çfarë kohe je duke jetuar tani?

Jam në momentin më të mirë të jetës sime. Ndihem e mbushur me energji.

Bëhesh ndonjëherë paranoike për lumturinë që të rrethon?

Mendoj se është e kundërta. Sa më shumë të pakënaqur të jemi, sa më shumë ankues të jemi, aq më keq na shkojnë gjërat. Sa më optimist të jesh, sa më i buzëqeshur të jesh, aq më mirë shkojnë gjërat. Jetës duhet t'i buzëqeshësh. Kur ti je i pakënaqur, nuk ka sesi fati të të sjellë gjëra të mira.

VIP-at e vitit 2009

 

 

Capital T – Po të mos ishte Capital T, hip-hopi shqiptar nuk do të ndryshonte, do ishte po ai i njëjti. Pavarësisht se pati këngë të shumta dhe prurje të reja, megjithatë ishin serish emrat e vjetër të kësaj rryme muzikore që sunduan tregun.

Elvana Gjata - Hit pas hiti Elvana vazhdon të mbetet njëra nga këngëtaret më të kompletuara tani për tani, e cila thuajse asnjëherë nuk gabon me përzgjedhjen e saj muzikore.

Kara DioGuardi - Një shqiptare anëtare e jurisë në "American Idol", spektaklin më të ndjekur në botë... Patjetër se duhet përfshirë në këtë listë

Rona Nishliu - E veçantë në stilin e saj, qoftë në të veshur, qoftë në të kënduar, apo në interpretimin skenik. Është ndër të paktat këngëtare që eviton rrymën dhe bën atë çka i ndjen zemra. Këtë e dëshmoi edhe në festivalin "Kënga Magjike". Padyshim këngëtarja më e veçantë në muzikën shqiptare.

Adelina Ismaili - A ka listë që mos të përfshihet Adelina? Turne në Amerikë, turne nëpër Evropë, kënge dhe video të reja, për të mos harruar edhe performancën e saj në festivalin "Kënga Magjike", ku i befasoi të gjithë me paraqitjen e saj. Pavarësisht si lëkundet vala e muzikës, Adelina di gjithmonë të drejtojë timonin e barkës së vet, andaj edhe vazhdon të jetë këngëtarja më e paguar shqiptare.

Arta Dobroshi - Një shqiptare e cila luajti rolin kryesor në njërin prej filmave më të mirë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë. Gjithsesi, Arta është
padyshim aktorja më e mirë e vitit duke marrë vlerësime pozitive nga Evropa në Amerikë.

Flori Mumajesi – 3 nga 5 hitet e vitit 2009 janë produkt i Florit. Njëri nga kompozitorët që la gjurmë gjatë këtij viti duke prodhuar hite të shumta të interpretuara nga emra të njohur të skenës shqipe.

Granit Limani dhe Leutrim Blakaj (Entermedia)- I dhëne fund videove si xhirime dasmash dhe ndryshuan fytyrën e programeve muzikore shqipe. Me ne fund mund te ulesh e te shikosh për t’u kënaqur një klip të një cilësie po aq të mirë sa dhe të vendeve perëndimore.

Fadil Berisha - Me aparatin e tij magjik, fotografi i njohur ka arritur të reklamojë më së miri bukurinë shqiptare në botë, dhe padyshim kualifikimi në finale i dy bukurosheve shqiptare është meritë e tij.

Tika - Të gjitha vajzat duan të jenë modele të Victoria Secret, por Tika është shqiptarja e vetme që i është afruar më pranë kësaj ëndrre. Në konkursin e Victoria Secret këtë vit, ajo arriti të kualifikohej në grupin e pesë vajzave më të mira nga mijëra bukuroshe që konkurruan. Pavarësisht se nuk fitoi, ekspozimi në kanalet amerikane dhe pjesëmarrja në këtë konkurs, i ka hapur shumë dyer modeles, nga e cila më tepër do të dëgjojmë vitin që vjen.

Martina Ivezaj - Fituesja e "Miss Tunning 2009" na mrekulloi me fotot e kalendarit të saj duke marrë menjëherë titullin ‘Shqiptarja më seksi në vitin 2009’.

Dafina Zeqiri – Këngëtarja e cila mori primatin gjatë vitit 2009. Dafina bëri që ‘të harrohen’ këngëtaret e tilla si Genta, Nora, Zanfina... duke bërë një bum, sidomos me bashkëpunimet e saj me Bleron dhe Capital T dhe 2 po 2.

Marigona Dragusha – Një emër i cili do të mbahet mend për vitin që po lëmë pas. Marigona Dragusha u shpall shoqëruesja e dytë e Miss Universit 2009 , që u mbajt në Bahama të SHBA-ve. Bukuria shqiptare, kësisoj, ka kaluar kufijtë nacional dhe është bërë vlerë e përbotshme e botës së bukur. Krenaria shqiptare është ngritur në Olimp dhe Marigona është femra e parë shqiptare që këtë bukuri e bën të ngritët aq lartë, sa që të prekë edhe qiellin.

Bjordi dhe Adela – Protagonistët nga edicioni i dytë i “Big Brother Albania” ishin pjesë e vazhdueshme e shtypit shqiptar, i cili thuajse çdo ditë ka shkruar për ta. Edhe pse asnjëri nga ata nuk doli fitues i spektaklit të famshëm, sidoqoftë, ata lanë nën hije fituesin e sivjetmë, Qetsor Ferunaj.

Bleona Qereti – Këngëtarja, e cila me vite ka premtuar se do te shfaqet ne tregun amerikan, ndërsa këtë doli një lajm për të në New York Post, i cili bëri të besojmë se ndoshta Bleona e ka përnjëmend. Po ashtu, Revista Albaniac e shalli atë si këngëtarja më seksi e vitit. Këto elemente mjaftojnë që Bleona të përfshihet edhe në këtë listë.

Blerim Destani dhe Masiela Lusha – Dy protagonistët e njërit prej filmave më të suksesshëm dhe më të përfolur gjatë këtij vitit- "Koha e Kometës". Kishte kohë që njerëzit nuk interesoheshin aq shumë për një film shqiptar dhe falë tyre u shtuan shpresat se kinematografia jonë është ende gjallë. Ndërkohe, dy aktorët janë duke punuar në projekte të cilat do t’i sjellin në ekranin e kinemave botërore gjatë vitit që vjen.

Besa Kokedhima - Nëse juria e festivalit kombëtar në vendlindje të nënvlerëson, atëherë duhet të provosh veten në një festival ekuivalent të një vendi tjetër- juria e Festivalit Kombëtar Rumun e vlerësoi si vokalin më të mirë të këtij festivali, ku Besa arriti deri në finale.

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani- Albani promovoi një album, bëri një duet me Miriamin, të cilën me pas e fejoi, këndoi dy këngë në anglisht, publikoi një video në Gjermani dhe së bashku me Miriamin, drejtuan Festivalin e Këngës në RTSH.

Ferdi Berisha - Fitues i ‘Grand fratello 2009’ në Itali, derisa të gjithë shqiptarët përcillnin "Big Brother Albania". Përtej detit versionin italian të këtij programi, e fitoi një shqiptar nga Mali i Zi. Prezantimi i tij i sinqertë si dhe një lidhje dashurie, bëri që Ferdi t’i fitonte zemrën publikut.

Vanessa Krasniqi - Finaliste e "Das Super Talent" në Gjermani. Në spektaklin e njohur gjerman Vanesa i shtangu të gjithë me zërin dhe interpretimin e saj duke bërë që njëri prej anëtarëve të jurisë t’i ulej në gjunjë në shenjë respekti. Ajo arriti të kualifikohej në finalen e këtij spektakli duke ecur denjësisht në hapat e Miriam Canit dhe Arit, talente që gjithashtu kanë pasur sukses në programe të tilla në televizionet gjermane.

Edicioni i tretë i Big Brother

“Big Brother” rikthehet për të sjellë nëpërmjet ekranit, aventurat e banorevë të rinj të shtëpisë së tij. Nga e shtuna, pjesëmarrësit e edicionit të tretë, do të nisin lojën në bashkëjetesën e vëzhguar 24 orë telekamerat.

Këtë vit kanë aplikuar mbi 7.000 persona për të marrë pjesë në “Big Brother” dhe ndryshe nga vitet tjera, kërkesat janë bërë nëpërmjet internetit, çka i ka mundësuar stafit përzgjedhës të komunikojë me kandidatët shqiptarë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë e Amerikë.

Producenti dhe autori i këtij programi, Rezart Aga, ka siguruar për karakteret e veçanta të konkurrentëve, por edhe për befasitë e shumta, që do të shoqërojnë të gjithë lojën.

Ndërsa Arbana Osmani, prezantuePrezantuesja Arbana Osmanise e natës së spektaklit thotë se Big Brother “edhe këtë herë do të ketë njerëz të zakonshëm, te cilët do të përcjellin edhe njëherë realitetin shqiptar”.

Agnesa do të adaptojë fëmijë nga Haiti Agnesa Vuthaj, Foto: Fadil Berisha

Bukuroshja kosovare Agnesa Vuthaj ka bërë të ditur se po planifikon të adoptojë një fëmijë nga Haiti.

Ish-Miss Kosova është tronditur nga tragjedia që ndodhi në Haiti si pasojë e tërmetit, i cili la mijëra të vdekur dhe mijëra të lënduar, ashtu që dëshiron t’u bashkohet atyre që po tentojnë të zvogëlojnë sadopak vuajtje e fëmijëve jetimë në atë vend.

"Mendoj të adoptoj një fëmijë nga Haiti. Kjo ide ka lindur në momentin kur kam parë tragjedinë. Isha duke i përcjellë lajmet dhe ka qenë ide dhe dëshirë e imja për ta adoptuar një fëmijë nga atje. Se di a do t'ia arrij këtij qëllimit, por shpresoj shumë se gjithçka të shkojë mirë", citohet Agnesa nga e përditshmja

 

Rozana Radi

Ajo tashmë ka krijuar steriotipin e saj, si një vajzë pa komplekse që nuk e vret shumë mendjen se çfarë thonë apo mendojnë të tjerët.
Është aktore, këngëtare, autore tekstesh dhe ka një mijë interesa në jetë.

Mbi të gjitha i pëlqen të eksperimentojë pasi dihet, çdo gjë e re është e bukur.
Rozana Radi ka bërë bumin e rradhës me këngën “Fly” jo vetëm se kënga ishte shumë ritmke, tipike për një single vere, por edhe për faktin tjetër se Rozana me një look totalisht të ndryshuar, ngjante më seksi dhe më e bukur se asnjëherë tjetër. Ndërkohë kanë munguar lajmet nga jeta e saj private.

Tregonte shpesh në intervista që ishte vetëm prej shumë kohësh tashmë, që kur një lidhje e saj e cila zgjati jo pak, kishte marrë fund. Po me kë po shoqërohej Rozi? 

Sa herë një djalë ishte në krah të saj, paparaci ynë nuk e kursente shkrepjen, ndërkohë që Rozana pohonte se nuk kishte asgjë më shumë se sa thjesht një miqësi. Po ky djali që po shihni në foto? Asnjë informacion nuk kemi se cili është.

Por të premten e kaluar, festën e “Halloween”-it Rozana Radi ka preferuar ta kalojë tek “Magic 4” në shoqërinë e këtij djaloshi. Sipas burimeve tona., Rozi e prezantonte djalin tek miqtë e saj si i dashuri, ndërkohë që nuk e dimë se sa e vërtetë është pasi nuk mundëm të marrim një prononcim prej gojës së saj.

Gjatë gjithë darkës dy të rinjtë janë zbavitur me muzikën e këndshme të lokalit, kanë kërcyer intimisht së bashku dhe kanë pirë në gotat e njëri tjetrit. Me siguri do të mësojmë diçka më shumë në javët në vazhdim.

 

 

Mihrije Braha

Mihrije Braha

Me nje fustan *pink*, pa recipeta dhe ende me lekuren bronxature Mihrije Braha, ka nxehur atmosferen ne Alb ?Club Caraoke and Dance, nje pub prane stadiumit *Qemal Stafae, ku ishte e ftuar te kendonte naten e Halloween-it.
Ajo ka interpretuar kenge nga repertori i saj, dhe eshte pelqyer pasi dihet qe kengetaret kosovare pelqehen shume ne Tirane. Mihrija, e shoqeruar dhe kesaj here nga bashkeshorti Naim Abazi, ka terhequr vemendjen e publikut me shume me trupin shume ne forme, dhe floket bionde te prera shkurt. Edhe pse Mihrija, nuk hyn ne kengetaret e brezit te ri, ajo ben te pamunduren per te u dukur shume vite me e re,nderkohe qe tashme numeron shume vite karriere dhe per te cilen mund te flase shume gjate.

 

Jeta e saj, do te thote mijera, dhjetera projekte muzikore dhe shume pjesemarrje ne festivale. Por natyrisht qe per nje kengetare pamja eshte mbi te gjitha. Qe pas ndryshimit drastik, tre vite me pare nga brune klasike dhe me kacurrela, ne bionde ekstravagante, e beri te duket 10 vite me e re. Dhe ajo vazhdon te konkurroje mes me te rinjve ne festivalin e muzikes moderne *Top Fest*.

Gazeta *Panorama* botoi kete vere disa foto vertete provokuese te Mihrijes me rroba banje ne plazhin e Golemit, ku kengetarja kalon pushimet cdo vit. Ne intervisten e botuar ne vere ajo pohoi se per te ruajtur trupin ne forme bente pak palester, per fytyren pak me shume kozmetike, por me asnjeren nuk e tepronte.

Sa u perket operacioneve plastike nuk pohoi se kishte bere nderhyrje, ne asnje pjese te trupit, dhe nuk mendonte ta bente nje gje te tille, duke pohuar se gjithqka shihet ne trupin e saj eshte dhurate e Zotit.

 

Soni Malaj

Soni Malaj

Ajo ishte e vetmja e përzgjedhur për të hapur ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Milan. Elektrizuese, e bukur, shumë e pëlqyer nga të gjithë, Soni Malaj fitoi vëmendjen e yjeve botërorë të futbollit të cilët e ndiqnin me interes në performancat e saj skenike duke aprovuar pëlqimin e këngëve të saj.

Beckham, Kaka, Pirlo, Zambrotta, Ronaldinho etj., kanë pëlqyer duke ndjekur me interes këngët e Sonit, ndërsa kjo e fundit është ndjerë më mirë se kurrë teksa interpretonte në fushë materialet muzikore më të pëlqyera nga fansat e saj. Dhe ajo që nuk pritej ndodhi. Në shenjë xhentilese Bekham i dhuron një trëndafil Sonit, por ‘dhurata’ iu kthye mbrapsht. Ndiqeni pse...

Soni, ishe ti figura VIP që u zgjodhe të këndosh në hapjen e ndeshjes prestigjioze Shqipëri-Milan. Si të erdhi oferta dhe si e prite atë?

Oferta m’u bë nga kompania ‘Taci Oil’, nëpërmjet kompanisë organizative të këtij eventi ‘Ashley&Holmes’. Sigurisht që u ndjeva e vlerësuar të jem në një event aq të pritur nga publiku shqiptar, më saktë nga tifozeria shqiptare. Unë bëra hapjen e këtij eventi dhe këndova gjithashtu në pushim të ndeshjes. Mendoj se i solla fat kombëtares duke qenë se me gola dolën në barazim hahahaha :-)

Edhe pse je tërësisht e zhveshur nga emocionet duke qenë se tashmë skena është e jotja prej vitesh, u ndjeve ndopak e emocionuar për vetë faktin se do ishe përpara yjeve botërore të futbollit?

Emocionet unë i kam në çfarëdo eventi që të paraqitem, sepse është një përgjegjësi shumë e madhe të dalësh para publikut dhe të paraqitesh sa më denjësisht. Po ashtu edhe në këtë rast duke qenë e vetmja këngëtare, përgjegjësia ishte e madhe, jo vetëm në paraqitjen artistike, sepse ky event u transmetua ‘live’ edhe në kanalet italiane, por edhe në përzgjedhjen e këngëve. U mundova që të këndoj këngët e mia më ritmike dhe energjike, për të elektrizuar stadiumin. Këndova katër këngë: ‘Zjarr’, ‘Një me dy’, ‘Me faj, pa faj’ dhe ‘Zig-Zag’.

E ndoqe nga afër ndeshjen? Si t’u duk ajo?

Po e ndoqa nga afër, këndshëm. Unë jam tifoze e kombëtares, kështu që bëja tifozllëk për kombëtaren :-)

Pe nga afër futbollistët me famë botërore. Cili të ka tërhequr më shumë. Apo cilin pëlqen ti vetë më shumë?

Po i pashe, i kisha shumë afër, pasi dhe vendqëndrimi im ishte afër tyre. Të gjithë janë lojtarë shumë të mirë, përpos kësaj, Beckham dhe Kaka ishin më të paraqitshëm nga afër :-)

 

Soni Malaj

 

Kishte ndonjë ndryshim teksa i shihje ‘live’?

Jo shumë. Ata ishin gjithë kohës të qeshur, komunikonin lirshëm, nuk privoheshin nga fama e tyre për t’u afruar dhe për të folur....

Fole me ndonjërin prej tyre?

Po. Por jo shumë pasi paparacët ishin në kokat tona, nuk do doja të isha në ndonjë titull gazete të nesërmen hahahaha :-)

 

Soni Malaj

 

I refuzove lulet Beckhamit. Pse?

Ishte e vetmja gjë që më shkoi ndërmend në ato momente, pra, keqinterpretimi i gjestit në media. Sepse në fakt mediat më kanë kompleksuar shumë kohët e fundit dhe më duket sikur çdo gjë e imja paragjykohet.

Çfarë reagimesh more teksa këndoje dhe të ndiqnin të gjithë?

Ata më ndiqnin me interes në performancat e mija me balerinat, sigurisht një kulturë tjetër muzikore dhe më pas kur mbarova performancën time, më jepnin shenja aprovimi, pëlqimi...

 

Soni Malaj

 

Je një ndjekëse e mirë e sportit. Cila është skuadra jote e preferuar?

Po e ndjek futbollin, por tifoze e zjarrtë jam vetëm me Kombëtaren.

Ke provuar qoftë edhe njëherë të vetme të luash futboll?

Kam provuar, por më vriten këmbët, kështu që preferoj volejbollin :-) /Bluetooth/

  

 

 

 

Altuna Sejdiu

Altuna Sejdiu

Arsyeja pse mori fund lidhja e bujshme e këngëtares maqedonase Altuna Sejdiu me Mertin, vëllain e Bertan Asllanit. Ajo rrëfen për herë të parë për gazetën “Panorama” se nuk është e lidhur për momentin, dhe se me Mertin s’ka qenë asnjëherë e fejuar. Tuna me çfarë po merreni aktualisht në krijimtarinë tuaj muzikore?

Për momentin po punoj me disa projekte muzikore të cilat dua te mbeten sekret për publikun.

Jeta juaj në Selanik, ndërsa vazhdoni studimet atje cila është?

Jetë e rëndomtë studentore, me shumë shopping. Një vajzë rebele dikur në skenë, tani e maturuar e natyrisht me më shumë klas.

Ku mendoni se ju çon ky imazh i ri?

Vitet bëjnë të vetën. Nuk do të thotë që nuk jam më rebele nëse vesh diçka më serioze...Rebelizmin thjesht e kam në gjak

Jeni shprehur për një bashkëpunim tjetër me këngëtar shqiptar, pas duetit me Jonida Maliqin. Por që këtë herë do të ishte këngëtar mashkull. Është konkretizuar diçka?

Po.Së shpejti fansat e mi do të kenë mundësinë të dëgjojnë një këngë të re në duet, për të cilën nuk dyshoj që do të behet hit.

Kur nxorët klipin “Bileta”, u përfol për një ngjashmëri me “Back to Black” të Amy Winehouse. Në ç’pikë do dëshironit t’i ngjasonit kësaj këngëtareje, dhe ku jo?

Kjo ishte shumë e rastësishme me që “Bileta” u inçizua shumë më herët. Ndërsa sa do të doja t’i ngjasoja kësaj këngëtareje për momentin aspak!

Ju jeni e pranishme shpesh në jetën artistike shqiptare. Çfarë u bën të mos mungoni asnjëherë, dhe për ç’arsye nuk do të shkelnit më në Tiranë?

Nuk kam arsye pse mos të shkelja në Tiranë, kam shumë fansa dhe nuk ka diçka që do të më pengonte për momentin.

As ju nuk u keni shpëtuar thashethemeve për foto nudo në internet. Si do i komentonit?

Komentet nuk më lënë përshtypje aspak. Ajo që më intereson është suksesi si këngëtare, dhe deri tani ka qenë vërtet i madh. NuAltuna Sejdiuk ka kënaqësi më e madhe se kjo.

Por këtë vit ju jeni përfolur në media më shumë për jetën tuaj private. Cila është e vërteta e ndarjes nga Merti Asllani?

Nuk jam e lidhur më me Mertin, dhe nuk kam pasur asnjëherë fejesë apo diçka e ngjashme.

Është e vërtetë që Merti ju ka tradhëtuar?

Është shumë private kjo pyetje dhe është një temë që u përfol shumë nëpër mediat në Kosovë dhe Maqedoni.

Por nuk e mohoni?

Gjithçka ka qenë një shpifje e mediave kosovare dhe maqedonase.

 

 

Këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu pavarësisht lidhjes që kishte me Mertin, i mohoi spekulimet e mediave se ajo është fejuar, por ka thënë se ajo është e dashuruar. Muajin e kaluar ishte spekuluar se këngëtarja është fejuar me vëllanë e Bertanit, Merti Asllanin, derisa në media kishin dalë disa fotografi ceremonie, në bazë të të cilave gazetarët i mbështetnin informatat e tyre. Ndërkaq Tuna ka pohuar se këto fotografi ishin bërë gjatë festimit të ditëlindjes së saj ndërkohë që gjithçka është komentuar ndryshe.“Dua të përgënjeshtroj gjithçka që është thënë në media për fejesën time. Unë nuk jam fejuar. Është e vërtetë se jam e dashuruar, mirëpo asgjë nuk është e vërtetë sa i takon fejesës. Kur do të vendos të fejohem do t’i informoj të gjithë, mirëpo gazetarët nuk do të jenë të ftuar”, ka thënë Tuna për emisionin “In&Out”.

 

Labi, ben kater koncerte bamirese



 

Labi Labi, ben kater koncerte bamirese Këngëtari kosovar Labinot Tahiri ka organizuar katër koncerte, përfitimet nga të cilat do t’i dhurojë për të ndihmuar ata që u dëmtuan nga përmbytjet në Shqipëri.

Labi ka bërë të ditur se koncertet janë organizuar në Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Kastriot.

Këngëtari ka marrë përsipër vetë këtë organizimin për të parandaluar keqpërdorimin e parave të grumbulluara, duke qenë se në të kaluarën kanë ndodhur gjëra të tilla nëpër koncerte që janë konsideruar si humanitare.

 

 

 

 

 

http://1.bp.blogspot.com/_50y63NAmZHo/R3ezCsDlAUI/AAAAAAAAA-g/7s_BuBZibUI/s1600/Vesa%2BLuma%2B02.jpg

AKOMA PA TE DASHUR POR FILLON MASTER

Këngëtarja Vesa Luma ka vendosur të fillojë studimet për master në Prishtinë. Pasi mbaroi studimet e rregullta, ajo për momentin nuk mendon të realizojë ndonjë këngë të re, së paku deri në Prill të këtij viti, kur edhe mbaron një pjesë të leksioneve. “Këto ditë kam filluar studimet master në Universitetin AAB në drejtimin Komunikim Masiv”, tregon këngëtarja për “Panorama plus”. “Për momentin nuk kam në plan realizimin e ndonjë kënge të re, pasi do përkushtohem më shumë te studimet deri në prill të këtij viti, kur edhe mbaron një pjesë e ligjëratave”. Vesa vitin që kaloi ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore. Gjithashtu ajo ka qenë e pranishme për fansat edhe me këngë e klipe. Vitin e përfundoi me një klip si dhuratë për fansat edhe pse kënga ishte e vjetër, një baladë shumë e pëlqyer e cila e kishte impresionuar këngëtaren dhe nxitur për të realizuar edhe klip për të njëjtën këngë. Pas gjithë këtyre angazhimeve, Vesa do të përkushtohet më shumë në studime kurse pas mbarimit do të kthehet me këngë të reja dhe projekte interesante. Sa i përket jetës private, ajo për momentin mbetet “single”, duke mos pranuar të flasë asgjë në këtë drejtim pasi lidhja e dashurisë ka qenë top temë nëpër mediat e shkruara dhe televizive.
 

 

 


Contact

Shqiperia1

tirana albania