Lajme

 

 

 

 

Apeli i 14 vjecares: Më ndihmoni të kurohem nga tumori
NGA:SUELA GERA
KORCE-  Jeta e një 14-vjecareje në fshatin Klocë të Maliqit në Korcë varet cdo dite e me shume nga solidariteti për ta ndihmuar financiarisht.

Dy muaj më parë, Irta Lanka shkonte në shkollë normalisht, luante me shokët e shoqet, mësonte dhe ëndërronte si të gjithë moshatarët e saj, deri kur në anën e djathtë të qafës iu shfaq një gjëndër. Dy tre ditë më pas një tjetër gjëndër i shpërtheu në anën e majtë. Brenda javës i dolën dy- tre gjëndra të tjera në mes të qafës.

Të alarmuar familja dërgoi vajzën për diagnostikim. Përgjigjet e analizave nuk ishin premtuese… as të mira për Irtën, vajzën 14 vjecare e cila 9 vite më parë humbi të atin.

“Na orientuan për në Selanik. Dërguam kampionin. Pas një jave morëm përgjigjen dhe na rezultoi se vajza vuan nga gjëndra tumorale.”- tregon për NEWS24 xhaxhai i Irtës.

Haxhi Lankes, i cili tashmë  duhet të marrë dhe rolin e babait për Irtën, motrën e saj të vogël dhe të vëllanë tregon i shqetësuar dhe sy te ulur poshte. “Shëndeti i vajzës sa vjen e përkeqësohet. Ka dy muaj qe nuk shkon në shkollë”.

Për nëna Zanën e vetmja fije shprese për vajzën e saj është operimi në Selanik. Po si? Me cfarë të ardhurash? Me cfarë dokumentesh?
Familja e përbërë nga 4 anëtarë, nëna, Irsa, motra dhe i vëllai më i vogël jetojnë vetëm me pensionin që kanë siguruar nga vdekja e babait, vetëm 6 mijë lekë të reja.

Po a mundet vallë kjo familje, me kaq pak të ardhura të sigurojë paratë për operacion i cili do i shpëtonte jetën Irsës?!

“I lutemi ministrisë së Shëndetësisë të na ndihmojë financiarisht dhe duke na pajisur me dokumente për të mundësuar dërgimin e Irsës në Selanik.”- vazhdon rrëfimi i xhaxhait.

Apelit i bashkangjitet më fort dhe dhimbja e nënës së adoleshentes- “Më ndihmoni ta kuroj jashtë shteti”.

Edhe Irta nëpërmjet mikrofonit kërkon ndihmë për tu pajisur me pasaportën biometrike dhe i lutet shtetit ta ndihmojë për tu kuruar sa më shpejt.

Bashkia e Maliqit ka ofruar një fond të vogël për të ndihmuar kurimin e Irsës. NEWS24, BalkanWeb i bashkangjiten apelit të familjarëve për të ndihmuar që ëndrra e 14 vjecares të mos ndërpriret në mes.

Pak ore pas apelit në News24, kreu i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topcia bën të ditur se kanë nisur menjëherë procedurat për pajisjen me pasaportë të 14 vjecares, ndërsa vetë konsulli grek në Korcë ka marrë përsipër vizën e vajzës.

Bashkia e Maliqit ka hapur llogari bankara për të ndihmuar vajzën 14 vjecare e cila vuan nga gjëndra tumorale. Në adresën e Balkanweb kanë mbërritur numrat e llogarive bankare ku cdo kush që dëshiron mund të derdhë të hodhat të cilat më pas do ti kalojnë familjes Lanka. BalkanWeb pasi bëri verifikimin nga Bashkia e Maliqit dhe Raiffeissen Bank konfirmon se numrat e llogarisë janë të sakta. "Parate do derdhen ne emer te Haxhi Xhevahir Lanka (xhaxhai i vajzes ,sepse i ati nuk jeton).  

Per derdhjet ne lek nr i llogarise eshte : 0001706587
kodi IBAN : AL51202410270000000001706587
Raiffeisen Bank Albania
Maliq-Korce
Albania

Per derdhjet qe do behen nga jashte vendit duhet te jepen keto te dhena:
Kur derdhja behet ne Eur :
Emer Mbiemer Haxhi Lanka
Nr. i llogarise : 0002706587
kodi IBAN AL98202410270000000002706587
Swift/Code SGSBALTX
Emri i bankes Raiffeisen Bank Albania
Adresa: Qyteti Maliq-Korce
Albania 

Kur derdhja behet ne Usd
Emer Mbiemer Haxhi Lanka
Nr. i llogarise 0003706587
Kodi IBAN AL48202410270000000003706587
Swift/Code SGSBALTX
Emri i bankes Raiffeisen Bank Albania
Adresa: Qyteti Maliq-Korce
Albania"
Kompensimi i pronarëve në dorë të legalizimeve
 
TIRANE- Qeveria me anë të një projektligji të veçantë kushtëzon kompensimin financiar të ish-pronarëve, nga pagesa që do të bëjnë banorët që do të legalizojnë truallin e ri të shtëpisë së ndërtuar në rrugë joligjore. Projektligji “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, i miratuar dje në komisionin parlamentar të Ligjeve, parashikon në pikën 2 të nenit 5 të tij se: “Pronarët që kanë fituar të drejtën për shpërblim, në përputhje me ligjin ‘Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje’, të ndryshuar, përfitojnë kompensim nga fondi i kompensimit, në varësi të të ardhurave të arkëtuara nga transferimi i pronësisë së parcelave ndërtimore”. Sipas draftit, qeveria ka përcaktuar një llogari të posaçme bankare, që administrohet nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Për burimet e fondit të pronave qeveria parashikon pesë të tilla: të ardhurat buxhetore ku përfshihen, të ardhurat nga buxheti faktik i shtetit për kompensimin e subjekteve të shpronësuara, të ardhurat të realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave, si dhe të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore.

Gazeta Shqiptare shkruan sot, duke iu referuar ketij projektligji, se neni 3 i tij sanksionon konkretisht se “burime të fondit të kompensimit të pronave janë të ardhurat buxhetore ku përfshihen: a) të ardhurat nga buxheti faktik i shtetit për kompensimin e subjekteve të shpronësuara, sipas ligjit ‘Për kthimin dhe kompensimin e pronës’, ndryshuar; b) të ardhurat të realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave, në masën 65 për qind e vlerës së shitjes, për objektet, dhe 100 për qind e vlerës së shitjes, për truallin; c) të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë, së parcelës ndërtimore, sipas ligjit ‘Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje’, të ndryshuar; d) të ardhura të tjera, që sipas ligjeve të veçanta apo akteve nënligjore, kalojnë për llogari të fondit të kompensimit të pronave; të ardhura nga donatorë të ndryshëm”. Në bazë të arkëtimit të të ardhurave, qeveria, me propozim të ministrit të Financave, miraton shumën në dispozicion të pronarëve dhe parashikon shtrirjen kohore të përfitimit të kësaj shume.
Fondi nuk digjet
P/ligji përcakton se ky fond i akumuluar dhe i papërdorur nuk digjet sipas ligjit për “Buxhetin faktik”, por mbartet për llogari të vitit të ardhshëm. Llogaritë e fondit special të kompensimit të pronave paraqiten në Kuvend së bashku me buxhetin faktik. Konkretisht në pikën 3 dhe 4 të nenit 4 të amendamentit të propozuar nga ekzekutivi thuhet se “pavarësisht rregullit të përcaktuar në nenin 5, të ligjit ‘Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’, gjendja e mjeteve monetare të papërdorura nga fondi i kompensimit të pronave në fund të vitit buxhetor, në llogarinë e veçantë në Bankën e Shqipërisë, mbartet për llogari të vitit të ardhshëm’. Llogaritë e fondit special të kompensimit të pronave paraqiten në Kuvend së bashku me buxhetin faktik”.
Arrestohet në Gjermani rrëmbyesi i aeroplanit Tiranë-Stamboll
 
HAMBURG-Policia gjermane ka arrestuar shtetasin turk, Hakan Ekinçi, i cili rrembyeu avionin e Turkish Airlines te nisur nga Shqiperia drejt Stambollit ne vitin 2006
Policia gjermane njoftoi nepermjet Associated Press se ka arrestuar shtetasin turk, Hakan Ekinçi 31 vjec, gjatë një kontrolli në një nga trenat e linjës Kopenhagë-Hamburg.

Autoritetet në Shqipëri kanë lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar për Ekinçin, sepse konsiderohet autori i rrëmbimit të një aeroplani të linjës Turkish Airlines në vitin 2006. Ekinçi e detyroi aeroplanin e linjës Tiranëe-Stamboll me 107 persona në bord dhe 6 anetare te ekuipazhit të ndalonte në Brindizi, në shenjë proteste ndaj refuzimit të kërkesës për strehim nga autoritetet shqiptare. Por pasi avioni u ul ne Brindizi, Hakan u dorezua dhe i leshoi gjithe pasagjeret.

Ekinci ishte dezertor ushtrie dhe kerkonte azil politik në Shqiperi, madje ishte konvertuar në kristian dhe i kishte skruar letër edhe Papës para se të kryente rrembimin. Në ate avion ndodheshin zyrtare te larte dhe miset qe konkuruan per “Mis Globe International” në vitin 2006 në Shqipëri.
Ekinci u kap ne kufirin gjermano-danez teksa udhëtonte me dokumente false italiane. Tashme nje gjykate gjermane do te vendose nese ai do te ekstradohet apo jo në Shqipëri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Deputete ne perkujtimin e Kongresit te Lushnjes

Deputete ne perkujtimin e Kongresit te Lushnjes

Ne qytetin e Lushnjes eshte perkujtuar 90-vjetori i Kongresit mbajtur ne 21 janar te vitit 1920. Deputete socialiste dhe demokrate kane ndjekur veprimtarite dhe kane vizituar muzeun ku tregohet se si perfaqesues te krahinave te Shqiperise te vendosur t’i jepnin fund anarkise qe kishte pushtuar vendin u bashkuak per te ndertuar nje shtet shqiptar te perqendruan ne forcat e tij dhe te pavarur.

Deputetet kane qendruar krah per krah ndersa degjonin faktet historike, por sapo dolen shfaqen qendrimet e njohura te kampeve politike qe perfaqesojne.

Ne kete aktivitet mori pjese edhe Leka Zogu i pare, pasardhesi i ish mbretit Zog i cili beri thirrje qe politikanet aktuale te ndjekin shembullin e delegateve te Kongresit te Lushnjes.

 

Thaci vlereson kontributin e Rugoves

Thaci vlereson kontributin e Rugoves

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci dhe disa ministra te kabinetit te tij kane bere sot homazhe tek varri i presidentit te ndjere te Kosoves, Ibrahim Rugova.
Thaci eshte shprehur se Rugova do te mbahet mend nga kosovaret per kontributin e tij shtetformues.

“Republika e Kosoves perkujton me nder kontributin shtetformues te Ibrahim Rugoves. Ai do te kujtohet gjithmone me notat me te larta si nga qeveria, ashtu edhe nga populli i Kosoves”, eshte shprehur Thaci.

Me pas kryeministri ka marre pjese ne nje ceremoni kushtuar Rugoves ne Pallatin e Rinise dhe Sporteve ne Prishtine.

 

Sejdiu: Rugova, njeriu qe beri historine

Sejdiu: Rugova, njeriu qe beri historine

Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu vleresoi figuren e Ibrahim Rugoves, ne 4-vjetorin e ndarjes se tij nga jeta. Pas homazheve ne varreza dhe vizites ne familjen Rugova, kreu i shtetit theksoi  punen e madhe qe presidenti historik i Kosoves, Ibrahim Rugova ka bere per Kosoven.

“Presidenti historik i Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, te cilin e kemi ne kujtese te perhershme per punen e madhe qe ka bere per Kosoven, ishte nje njeri qe i mungon shume vendit, nje njeri qe ka bere historine ne kohet me te veshtira qe kemi pasur si popull, dhe mund te themi nje njeri qe e solli koha dhe qe e beri kohen, e beri epoken e vet”, theksoi presidenti Sejdiu, ben te ditur Telegraf.

 

Gjykata e Larte pranon padine e Aneta Rames

Gjykata e Larte pranon padine e Aneta Rames

Gjykata e Larte ka pranuar padine e zonjes Aneta Rama, nena e kryesocialistit Edi Rama, qe i kerkoi pothuajse nje muaj me pare kesaj gjykate te procedoje kryeministrin dhe te vendose shperblim demit te shkaktuar ndaj saj.

Pas hedhjes se shortit eshte vendosur qe Kolegji te kryesohet nga gjyqtarja Evgjeni Sinoimeri, nderkohe qe eshte pranuar per t'u gjykuar edhe padia e biznesmenit Koco Kokedhima kunder kryeministrit Berisha. Kjo padi do kete relatues gjyqtarin Guxim Zenelaj.

Kryeministri Berisha eshte paditur ne dhjetor nga Aneta Rama per shpifje te kryer boterisht ne dem te saj.Zonja Aneta Rama ju drejtua pas deklaratave te kryeministrit kundes saj dhe familjes se saj Gjykates se Larte, nderkohe qe per kryeministrin kjo eshte padia e trete qe hidhet ne shortin me gogla dhe caktohet nje kolegj,duke llogaritur ketu edhe ate te biznesmenit Tan Dulaku, po per shpifje.

 

 

 

Shkoder, jeta pas permbytjes

Shkoder, jeta pas permbytjes

Banoret e zonave te permbytura te Nenshkodres po rikthehen ne banesat e tyre te demtuara nga uji.

Jeta dita-dites po rikthehet ne keto zona qe per gati 10 dite qendruan nen pushtetin e ujit.

Megjithate mijera hektare toke ende jane te permbytura. Ne fshatin Trush i Poshtem prej tre ditesh eshte larguar uji, por pas nga ngelur balta dhe shkaterrimi.

Banoret e ketij fshati kane nisur menjehere te rivendosin ne vend rremujen qe la pas permbytja. Nje pjese e tyre nuk ka pritur aspak grupet e vleresimit te demeve por kane nisur menjehere te riparojne dhe lyejne banesat e tyre.

Ka familje qe s’kane nisur asnje meremetim ne pritje te vleresimit te demeve dhe demshperblimeve. Per ta eshte e pamundur te rikthejne ate qe uji shkaterroi.

Ne keto zona ende nuk eshte paraqitur asnje zyrtar apo komision vleresimesh edhe pse uji tashme eshte larguar.

 

Delijorgji me celular ne qeli

Delijorgji me celular ne qeli

Ndersa kryeministri Sali Berisha nje muaj me pare deklaronte se qeveria nuk do te lejonte klanet te drejtonin me celulare nga burgu, nje muaj me pas zbulohen celulare ne qelite e Mihal Delijorgjit dhe Dritan Minxhollit, dy prej te akuzuarve te medhenj te tragjedise se Gerdecit. Burime te sigurta pohuan se ne burgun 313 jane sekuestruar gjashte aparate celulare, qe posedoheshin nga persona qe ende nuk kane marre denimin perfundimtar, dy prej tyre ju gjenden bosit te kompanise “Albademil” Mihal Delijorgji dhe nje tjeter Dritan Minxhollit, ish-drejtor i fabrikes se demontimit ne Gerdec.

Burimet shtuan se nje celular i eshte gjetur edhe nje 39-vjecari me inicialet F.D i akuzuar per trafik heroine si dhe dy minoreneve.

Paraburgimi 313 deklaroi se pas krehjes se te gjitha qelive per te bllokuar nese gjenden sende te ndaluara eshte shpallur edhe nje urdher, ku ne rast se pas pastrimit te qelive gjendet sende te tilla atehere do te procedohen per shperdorim detyre deri ne shkarkim detyre policet e sektoreve perkates ne paraburgim.

Kontrollet e rrepta ne qelite e 313 kane nisur pasi dite me pare, tek ky mur ishte hedhur nga ambientet e jashtme nje pako me hashash, e cila eshte zbuluar ne telat e jashtem te burgut nga nje polic i rregjimit te jashtem.

Te gjitha keto,  ndodhin pikerisht atje ku qendrojne ne qeli te akuzuar te shumte per krijim te bandave.

 

 Hetimet: U dogj transformatori!

Hetimet: U dogj transformatori!

Skandali ne stadiumin kombetar ”Qemal Stafa” ne Tirane ka lene pas nje shije aspak te mire, nderkohe qe jane angazhuar si asnjehere me pare strukturat e rendit dhe te prokurorise per hetimin e saj. Kabina elektrike eshte kontrolluar imtesisht qe mbreme deri sot ne mesdite, por burime jo zyrtare prane prokurorise bejne te ditur se konkluzioni i hetimeve do te jete ai i defektit per shkak te djegies se transformatorit. Pa te akuzuar konkrete.

Gjithcka ne ndeshje filloi ne menyren me te mire te mundshme, yjet e Realit sebashku me lojtaret e Gramozit mbajten nje minute heshtje ne shenje respekti ndaj te madhit Panajot Pano.

Xhafa shenoi qe ne minuten e dyte duke kaluar Gramozin ne avantazh duke shtuar spektaklin e asaj mbremjeje, por momenti i rifillimit te pjeses se dyte rrezoi gjithcka.

Galaktiket, te befasuar ashtu si dhe e gjithe tifozeria, nxituan per t’u futur brenda me fikjen e prozhektoreve, duke lene te mbizoteronte kaosi dhe turpi ne ‘Qemal Stafa’.

Zgjati aq sa edhe vete ndeshja, pritja ne erresire te plote, duke hedhur poshte te gjithe ate atmosfere te krijuar nga prania e disa prej lojtareve me te mire ne bote.

Ministri i Sporteve, Ferdinand Xhaferri, i cili ka shkarkuar drejtorin Perikli Dhales, e ka zyrtarizuar vendimin nje dite me pas.

Megjithate demi i imazhit tone ndodhi ne syte e mediave spanjolle, nderkohe ministri i Sporteve Xhaferri flet per nje gabim qe mund te evitohej.

“Nuk mund te them qe kjo qe ndodhi ishte pozitive. Nderprerja e energjise nuk ka ndodhur vetem ne Shqiperi, po edhe ne stadiume te tjera prestigjioze. Ishte nje ngjarje qe duhet te evitohej dhe ishin te gjitha mundesite”, u shpreh Xhaferri.

Nderkohe per vazhdimesine e menyres se menaxhimit te stadiumit ‘Qemal Stafa’ ministri Xhaferri thote se kjo menyre qe eshte aktualisht ka probleme dhe si rrjedhoje eshte ngritur nje grup pune, i cili brenda dy javesh duhet t’i paraqese ministrit nje skeme te re, duke perfshire ketu edhe dhenien me koncesion.

Deri atehere stadiumi do te drejtohet nga Gazmend Sallaku, nje tjeter ish-futbollist, por kete radhe i Dinamos, e jo i Tiranes.

 

Tirane, pranga grabitesve te automjeteve

Tirane, pranga grabitesve te automjeteve

Policia e Tiranes ka zhvilluar sot nje operacion qe eshte mbyllur me arrestimin e nje grupi te rinjsh, pergjegjes per grabitje te automjeteve. Lajmin e bejne te ditur burime policore zyrtare, sipas te cilave ne pranga kane perfunduar shtetasit Romeo Rakipi, Flamur Matoshi dhe nje 16 vjecar me inicialet A.I.

Sipas burimeve, te rinjte, ne bashkepunim edhe me nje person tjeter qe eshte shpallur ne kerkim, i shisnin ne Durres makinat e vjedhura ne Tirane.

Burimet saktesojne me tej se gjate operacionit forcat e policise gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale 4 automjete nga 7 qe dyshohet te jene vjedhur.

 

 

 

 

Itali, shqiptari vret gruan dhe dorezohet

Itali, shqiptari vret gruan dhe dorezohet

Nje 45 vjecar shqiptar emigrant ne Itali ka vrare bashkeshorten e tij duke i prere fytin dhe me pas ka lajmeruar karabinieret.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, te cilat saktesojne se ngjarja ka ndodhur ne rajonin e Teramos dhe motivet e saj jane ende te paqarta.

Burimet saktesojne se krimi ndodhi ne momentin kur dy femijet e ciftit po flinin ne dhomen e tyre. Ato shtojne se vrasja e gruas 33 vjecare dyshohet te kete ardhur per motive xhelozie.

 

 

 

 

 

 

Elbasan, e perplas makina, vdes 60 vjecari

Elbasan, e perplas makina, vdes 60 vjecari

Nje aksident rrugor me pasoje vdekjen e nje personi eshte regjistruar diten e sotme ne fshatin Gjocaj te qarkut te Elbasanit. Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave viktima e aksidentit eshte shtetasi Xhevat Boshalliu, i cili u perplas nga nje makine tip “Peugeot” qe drejtohej nga Ruzhdi Jupa.

Burimet saktesojne se Boshalliu, 60 vjec, po udhetonte me biciklete ne momentin qe u perplas nga makina.

 

 

 

 

 

 

Gjykate, vijon gjyqi ndaj ish-SHIK-asve

Gjykate, vijon gjyqi ndaj ish-SHIK-asve

Ne gjykaten e Tiranes eshte zhvilluar mengjesin e sotem seanca e radhes qe ka si te pandehur ish-agjentet e SHIK-ut, te akuzuar per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Gjate fjales se tij, prokurori i ceshtjes kerkoi pezullimin nga detyra te Arben Sefgjinit, ish-drejtor i deges se SHIK per Tiranen dhe aktualisht drejtor i Tatimeve, si dhe aplikimin e mases se “arrestit te shtepise” ndaj tij.

Por trupi gjykues nga ana e tij e hodhi poshte kete kerkese te pales se akuzes, me pretendimin se nuk ka rrezik per prishje te gjykimit.

Gjyqtaret kane deklaruar gjithashtu se do te nisin nje leter-porosi per deshmitaret e tjere te ceshtjes, te cilet jane jashte vendit, ne Itali dhe Holande.

 

 

 

 

 

Kuci: Jo levizje radikale ne qeveri

 Kuci: Jo levizje radikale ne qeveri

Zevendeskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se ne qeverine e Kosoves do te kete ndryshime te vogla, te cilat nuk do te krijojne vakum juridik dhe institucional, ndersa vendimin per nderrimin e ministrave do ta marre kryeministri Hashim Thaçi se bashku me partnerin e koalicionit, Lidhjen Demokratike te Kosoves.

Kuçi ka thene se ende nuk eshte diskutuar per ministrat e mundshem qe do te largohen dhe as per emrat e ri te kabinetit qeveritar.

"Ka qene nje ide e cila eshte kristalizuar tani me, por besoj qe i mbetet kryeministrit qe se bashku me partneret e koalicionit ta merr vendimin e duhur ne kohen e duhur dhe per personat adekuate, por nuk do te kete ndonje levizje radikale, apo ndonje levizje qe krijon vakum juridik institucional. Besoj se te gjitha do te shkojne ne menyre te natyrshme dhe te cilat do te japin nje efekt me te madh per qeverisjen efektive me efikase dhe ne dobi te qytetareve", ka thene Kuçi.

Ai ka shtuar se deri me tash nuk jane diskutuar emrat konkrete te ministrave qe do te shkojne dhe as te atyre qe do te vijne.

 

Cdo deputet i PD, 50 mije leke per Shkodren

Cdo deputet i PD, 50 mije leke per Shkodren

Deputetet e Partise Demokratike vendosen dje te kontribuojne me nje shume prej 50 mije lekesh te reja secili per banoret e zonave te permbytura ne vend. Vendimin e mori dje grupi parlamentar i PD-se dhe u be i ditur nga kreu i ketij grupi, Astrit Patozi. Sipas Patozit, te ardhurat do te merren nga pagat mujore te deputeteve.

Po keshtu, kreu i grupit parlamentar te PD-se deklaroi se pavaresisht qetesimit dhe permiresimit te situates ne zonat e permbytura, eshte e domosdoshme qe te mos shkeputet asnje dite vemendja per te ndihmuar me te gjitha mjetet dhe mundesite banoret ne nevoje.

Po keshtu, sipas Patozit, grupi parlamentar i PD-se, shprehu mbeshtetje te plote dhe vleresoi punen e jashtezakonshme te qeverise dhe te agjencive te tjera shteterore te angazhuara ne terren per perballimin dhe kapercimin e situates se krijuar ne Qarkun e Shkodres.

Kreu i grupit parlamentar te PD-se, deklaroi gjithashtu se ne mbledhjen me dyer te mbyllura u ra dakord se angazhimi dhe perkushtimi i çdo strukture shteterore dhe i çdo deputeti do te vijoje deri ne kthimin e gjendjes ne normalitet te te gjithe zones se permbytur dhe ne kompensimin e plote te çdo qytetari te demtuar.

 

 

Fier, gjendet e vrare gruaja endacake

Fier, gjendet e vrare gruaja endacake

Forcat e policise te qytetit te Fierit kane gjetur mengjesin e sotem trupin e pajete te nje endacakeje. Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave personi i gjetur dyshohet se eshte vrare.

Sipas burimeve, agjentet e kriminalistikes kane nisur hetimet per identifikimin e gruas dhe te autoreve te krimit.

Burimet saktesojne me tej se trupi i endacakes u gjet prane nje pike te shperndarjes se pensioneve.

 

 

 

 

 

 

Angli, dyqan per njerezit qe divorcohen

Angli, dyqan per njerezit qe divorcohen

Divorci eshte i hidhur por ne vecanti anglezet kane mundesi ta kalojne me sa me pak dhimbje. Qe prej kesaj jave, ne Angli eshte hapur rrjeti i dyqaneve qe miqte dhe familjaret mund ta vizitojne per t’i bere nje dhurate njeriut te tyre, ne menyre qe ai ta kaloje me moral sa me te larte periudhen e ndarjes.

“Debenhams” i sherben me shume pjesetarit te ciftit qe nuk ka perfituar me pak ose asgje nga ndarja e pasurise. Mes artikujve te ndryshem aty mund te gjenden edhe gota, dysheke e peshqire, por nuk mungojne artikujt e shtrenjte si, televizore plazma, kompjutera apo furra me mikrovale. Linja e dyqaneve zgjodhi janarin per te nisur aktivitetin pasi eshte periudha qe regjistron me shume divorce ne Britanine e Madhe.

Drejtuesi i “Debenham”, Peter Moore shprehet se divorci eshte nje eksperience e hidhur per shume njerez, por inisiativa e tij perqendrohet ne anen ekonomike. “Hartimi i listes se divorcit mund t’u jape nje ide miqve dhe fmiljareve per t’i ardhur ne ndihme njeriut te tyre te dashur”, thekson ai.

 

 

 

Haiti, SHBA hapin dyert per jetimet

Haiti, SHBA hapin dyert per jetimet

Shtetet e Bashkuara kane hapur portat, edhe pse perkohesisht, per femijet qe kane mbetur jetime nga termeti ne Haiti. Qeveria amerikane ka vene ne dispozicion nje leje te posacme humanitare, nga e cila gjithesesi nuk do te perfitojne te gjithe haitjanet.

Ata qe do te perfshihen nga kjo nisme jane femijet e adoptuar tashme nga amerikanet, ose ata qe cilesohen te adoptueshem nga familjet amerikane.

 

 

 

Dy shqiptare ne redaksine e “Enciklopedise”

Dy shqiptare ne redaksine e “Enciklopedise”

Gjate kesaj jave do te  behet zgjedhja e redaksise se re per hartimin e “Enciklopedise” se re nga ana e Akademise se Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM). Kjo eshte bere e ditur nga anetari i ASHAM, Alajdin Abazi. “Gjate kesaj jave do te emerohet redaksia e re dhe planifikohet perfaqesim dinjitoz i shkencetareve shqiptare. Deri tani jemi vonuar per shkak se kemi ndryshuar rregulloren, e cila mundeson qe ne kuader te redaksise te kyçen edhe anetare te jashtem, apo profesore universitare”, ka theksuar Abazi, rektori aktual i UEJL-se ne Tetove, i cili eshte anetar i rregullt dhe i brendshem i ASHAM.

Keshilli i ri redaktues do te perbehet nga nente anetare, prej te cileve dy do te jene shkencetare shqiptare, ku nuk e perjashton veten edhe rektori Abazi, si anetar i brendshem i Akademise.

Ndersa si anetar tjeter i redaksise pritet te zgjidhet akademiku Ali Aliu, i cili eshte anetare i Jashtem, mirepo me ndryshimin e rregullores ai mund te zgjidhet tani si anetar i redaksise se re.

 

 

 


Contact

Shqiperia1

tirana albania